Lokale
Nisin punimet në rrugën e Tërnocit (foto & video)
Kanë filluar sot punimet për përgatitjen për asfaltim të rrugës me gjatësi prej 1200 metrave në lagjen Gash në fshatin Tërnoc
Komuna e Bujanocit, dy ditë pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë “Saba Bellca” nga Presheva, ka filluar punët në teren.
Ky projekt me vlerë prej 16.900.000 dinarë ka gëzuar banorët e kësaj lagje, nëpërmes të cilës kalon rruga që lidhë Tërnocin me Turijën dhe më tutje me fshatrat tjerë të kësaj komune.
“Jemi duke i zhvilluar punimet rreth asfaltimit të kësaj rruge shumë të rëndësishme, kësaj arterie që lidhë rrugën regjionale, Tërnoc, nëpër fshatrat e Komunës së Bujanocit dhe një pjesë të asaj të Preshevës”, theksoi për mediat drejtorit i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti, raporton Titulli.
Haliti shtoi se me ardhjen në pushtet kanë marrë iniciativën për ta asfaltuar këtë rrugë me parametra dhe standarde, ngjashëm me rrugët e urbanizuara.
Banorët e lagjes në fjalë janë shprehur të kënaqur me fillimin e punimeve derisa disa nuk e kishin pritur se rruga e tyre do të ishte në planë të asfaltimeve të rrugëve që po bëhen në këtë komunë.
Sipas planit të punës punimet e kësaj rruge duhet të përfundojnë brenda 40 ditëve, rruga kryesore që do të asfaltohet ka një gjatësi prej 800 metra dhe rruga anësore prej 400 metra.
Gjerësia e rrugës do të jetë 5 metra, ndërsa do të ketë edhe trotuare në një anë me gjerësi prej 1.5 metrave./Titulli.com/
http://youtu.be/nBd8XKS0MZc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!