Lokale
Mustafa nuk ka dhënë dorëheqje, vazhdon të kryejë detyrën e kryetarit
Ragmi Mustafa edhe matej drejton Komunën e Preshevës
Në një deklaratë për portalin e pavarur Titulli.com, kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka mohuar të ketë dhënë dorëheqje edhe pse në redaksitë e shumë mediave online ka arritur një email dezinformues në të cilën mes tjerash thuhet se Mustafa ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetari të Komunës së Preshevës si dhe Partisë Demokratike Shqiptare.
“Nuk kam dhënë dorëheqje dhe nuk e di për çfarë arsye” tha Mustafa i habitur, duke shtuar se asgjë nuk ka dërguar në media nga emaili i tij zyrtarë.
Në orën 8:03 minuta në emailin zyrtar të Titullit ka arritur emaili dezinformues nga adresa ragmiu@hotmail.com, i cili nuk është dërguar nga kryetari Mustafa./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!