Nisen për mision paqeruajtës nga Bujanoci
Lokale

Nisen për mision paqeruajtës nga Bujanoci

16.Mar.2013 18:56
0
Si pjesë e forcave paqeruajtëse shumëkombëshe ushtarake në Qipro dhe në Liban në gjashtë muajt e ardhshëm do të marrin pjesë 79 pjesëtarë të të Ushtrisë së Serbisë. Në bazën ushtarake "Jug" në Bujanoc, pjesëtarë të misionit sot u përcollën nga familjarët e tyre miq dhe përfaqësuesit më të lartë të Ushtrisë së Serbisë, në krye me kryeshefin e shtabit të përgjithshëm ushtarak Ljubisha Dikoviq. “Ju po shkoni në Qipro dhe në Liban për të bërë një detyrë të nderuar ushtarake. Unë uroj që njerëzve të vendeve tjera do tja zhvilloni traditën e ushtrisë tonë, njerëzve tanë dhe vendin tonë, të cilat do të kontribuojnë për forcimin e imazhit tonë më tej në botë” tha Dikoviq, transmeton Titulli. Në mesin e 79 pjesëtarëve që do ta përfaqësojnë vendin dhe forcat e armatosura në një mision paqeruajtës, është një vajzë Jelena Cvetkoviq, të cilës iu kishte kthyer buzëqeshja. [caption id="attachment_63493" align="alignleft" width="300"]Baza ushtarake "JUG" Bujanoc Baza ushtarake "JUG" Bujanoc[/caption] “Unë kam vendosur në sfidën për të marrë pjesë në misionin paqeruajtës në Liban. Gjatë trajnimit, ne mësuam se çka na pret atje dhe kështu që unë shpresoj të gjithëve të mira në misionin tonë, tha Jelena./Titulli.com/  
Dorëzohet drejtori i shkollës “Sezai Surroi”
Fakulteti ekonomik në Bujanoc shpalos programin në “Sezai Surroi”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration