Fakulteti ekonomik në Bujanoc shpalos programin në “Sezai Surroi”
Lokale

Fakulteti ekonomik në Bujanoc shpalos programin në “Sezai Surroi”

15.Mar.2013 15:57
0
Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc sot u bë prezantimi i Fakultetit ekonomik të Suboticës, paralelja në Bujanoc. Në prezencë të nxënësve të viteve të IV-ta dhe profesorëve, përfaqësuesit e këtij Fakulteti bënë shpalosjen e plan programit dhe profileve në të cilat ata mund të studiojnë. Këtë prezantim, për së afërmi e përcolli edhe dekani i Universitetit të Novi Sadit, dega e Fakultetit ekonomik në Suboticë, Nenad Vunjak. Fakulteti ekonomik i Suboticës është institucion i arsimit të lartë i akredituar që organizon studime katërvjeçare bazë si dhe master. Nga muaji tetor në paralelen e këtij fakulteti në Bujanoc do të fillojë studimet gjenerata e tretë. Për dallim nga vitet e kaluara, në këtë vit akademik do të shtohen edhe dy profile studimi, në agrobiznes si dhe financa. Të gjithë studentët e ardhshëm për t’u regjistruar në këtë Fakultet duhet që t’i nënshtrohen provimit pranues, i cili realizohet në hapësirat e këtij Fakulteti në Bujanoc. Mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe shqipe./Titulli.com/   sezai surroi2 sezai surroi1
Nisen për mision paqeruajtës nga Bujanoci
PVD opozitë e fortë, por pa pasoja për kuvendin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration