Arifi, TIKA: Po numërohen ditët e hapjes së shkollës (foto)
Lokale

Arifi, TIKA: Po numërohen ditët e hapjes së shkollës (foto)

06.Aug.2013 17:38
0
muharrem-kadriu-strukar2 Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, sot ka takuar në Beograd koordinatorin e Agjencionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Turqisë (TIKA) për Serbi, Emrah Ustaomer. Temë e këtij takimi të rëndësishëm  ishin përgatitjet e fundit dhe koordinimi i aktiviteteve rreth procedurës së inaugurimit të objektit shkollor “Muharrem Kadriu”, në lagjen e Strukarëve në Tërnoc, ndërtimin e të cilit e ka financuar organizata e sipërpërmendur.tika “ Pothuaj se gjithçka është gati që objekti t’i dorëzohet në shfrytëzim më të dashurve tanë, nxënësve. Kanë mbetur vetëm se disa mangësi të vogla teknike të rregullohen para se të ndodh pranimi teknik i objektit dhe më pas ai të hapet në mënyrë solemne”, ka deklaruar pas përfundimit të këtij takimi, kryetari Arifi. Sipas udhëheqësit të komunës, nëse  gjithçka ecën sipas parashikimeve, nxënësit e një pjese të Tërnocit, këtë vit shkollor mësimet do t’i ndjekin në objektin më modern të arsimit fillor në Luginë, objekt ky i ndërtuar falë ndihmës së Turqisë përmes organizatës TIKA./Titulli.com/ muharrem-kadriu-strukar1
Studentja preshevare ekspozon 120 punime (foto)
Nesalca edhe me një rrugë të asfaltuar (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration