Miratohet qeveria e re në Serbi, me kryeministër Gjuro Macut
Lokale

Miratohet qeveria e re në Serbi, me kryeministër Gjuro Macut

16.Apr.2025 18:45
0

Parlamenti në Serbi ka miratuar këtë të mërkurë qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Gjuro Macut. 

Me 153 vota pro, 46 kundër dhe mungesën e 51 deputetëve në sallë, qeveria e re do të nisë nga detyra, teksa sfida kryesore janë ekonomia por edhe marrëdhënia me Prishtinën, e zgjidhja e krizës së krijuar nga protestat që kanë mbërthyer vendin.

Sipas Macut, politika ekonomike e Serbisë nuk do të ndryshojë. Kryeministri i ri teksa ka shpjeguar programin e tij para deputetëve të Kuvendit tha se do të vazhdohet me politikën e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik që Serbia ka pasur deri më tani.

Qeveria e re e Serbisë, do të përbëhet nga 30 ministra, shumica prej të cilëve ishin edhe në kabinetin e kryeministrit Millosh Vuçeviç, i cili dha dorëheqje pasi studentët vërshuan në rrugë pas tragjedisë në Novi Sad.

Në seancën e parlamentit nuk morën pjesë deputetët e koalicionit NADA dhe të Partisë Demokratike. 

Gjuro Macut, gjatë ekspozesë së tij, nuk ka harruar të përmend edhe Kosovën duke pretenduar se Serbia do të vazhdojë të jetë aktor konstruktiv në këtë çështje.

Ai theksoi para ligjvënësve se Beogradi nuk do të pajtohet me zgjidhje që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai theksoi se zbatimi i Kushtetutës nënkupton edhe që “Kosova dhe Vojvodina janë pjesë përbërëse e territorit të Serbisë”.

“Kosova mbetet çështje qendrore e interesit më të lartë kombëtar dhe ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit është një nga prioritetet më të rëndësishme të politikës së jashtme”, deklaroi Macut. (A2/

Avokati nga Beogradi i drejtohet Parlamentit Evropian për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Futbollistja nga Bujanoci, Elda Nuredini pranon thirrjen nga Kombëtarja U19 e Shqipërisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration