Komuna e Preshevës me plan gjeneral rregullativ
Lokale

Komuna e Preshevës me plan gjeneral rregullativ

22.Jul.2013 18:29
0
Në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit Komunal të Preshevës kanë shqyrtuar dhe miratuar planin rregullativ gjeneral të Preshevës. Iniciativa për planin rregullativ gjeneral në Preshevë ka qenë qysh në vitin 2010, ndërsa me kalimin e sotëm në Këshillin Komunal, tash do t’i përcillet Kuvendit Komunal për miratim, ku kryetari Kuvendit pritet që deri në fund të kësaj jave të thërras një seancë, në të cilën kryesisht do të debatohet për këtë pikë. Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha se plani rregullativ gjeneral do të ndikojë edhe në zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të komunës së Preshevës. Mustafa thotë se tash qytetarët e Preshevës kanë mundësi që të procedojnë dokumentacionin e nevojshëm për ndërtimin e objekteve familjare, komerciale dhe objekte tjera. Ky projekt do të lehtësojë në masë të madhe ndërtimet në dy vendbanime, atë të Preshevës dhe të Stacionit Hekurudhorë. Kryetari i Preshevës porositi qytetarët që të respektohen rregulla ligjore që kanë të bëjnë me planin rregullativ gjeneral sepse në të kundërtën do të merren masa rigoroze nga shërbimet përkatëse të administratës. Në këtë seancë pikë tjetër e rendit të ditës kanë qenë edhe kërkesat e qytetarëve të komunës së Preshevës, drejtuar Këshillit Komunal. Disa prej kërkesave që kanë qenë të arsyeshme kanë kaluar, ndërsa shumë të tilla edhe janë refuzuar nga anëtarët e ekzekutivit të Preshevës./Titulli.com/
Organizohen “Netët e Gejzerit” në Medvegjë
Në Bujanoc mbi 900 familje me ndihma sociale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration