Mjeku kujdestar tregon për trajtimin e rastit të aksidentit me fatalitet në afërsi të Bujanocit
Mjeku shqiptarë, Bejtulla Ajeti në shërbimin emergjent në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc ka shkruar për rastin e trajtimit të të aksidentuarëve që ka ndodhur mbrëmë në Lluqan të Bujanocit, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Një nga netët më të rënda në karrierën time si mjek.
Shpreh ngushëllimet më të thella familjeve për dy djemt që si pasoj e lëndimeve të rënda trupore sonte kanë ndërru jetë,nga gjashtë sa ishin në makinë edhe atë më i vogli 12 vjeç dhe më i madhi 17 vjeç.
Dy fëmijë më lëndime më të rënda trupore pas trajtimit fillestar në Bujanoc, janë dërgu në QS Vrajë/ pastaj nga dy ekipet tona të urgjencës janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKU Nish.
Më i riu është trajtu në QS Vrajë, dhe pritet të kthehet në shtëpi.
Dhe i fundit ka pësu lëndime më te lehta trupore.
Ndiej përgjegjësi si mjek kujdestar dhe përballjen me këtë situat të rënd, ti kërkoj portaleve, individëve të mos japin emra, sepse të gjithë janë nën moshën 18 vjeç. Deri sa edhe familjet nuk e kanë ditë se çka po ndodh me fëmijët e tyre.
Edhe njëher familjeve të të aksidentuarëve ngushëllime për humbjen e fëmijëve.
Fëmijëve tjerë shërim sa më të shpejt. Bëm më të mirën tonë, që ti ndihmojm të gjithë.