Aksidenti me fatalitet në afërsi të Bujanocit, në veturë gjendeshin 5 të rinj të moshës 15-18 vjeçare
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Lluqan të Bujanocit të Luginës së Preshevës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.
Kurse 4 të tjerët besohet të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, lajmin për mediat lokale e ka konfirnua mjeku kujdestar nga ndihma e shpejtë në Bujanoc, Dejan Stojanoviç.
Ai tha se personave të lënduar menjëherë u është dhënë ndihma e parë në Bujanoc dhe më pas janë transportuar për në Spitalin e Vranjës.
Sipas informacioneve në terren një veturë është rrokullisur në rrugën malore që shpije për në Dobrosin, konkretisht rruga Bujanoc-Gjilan.
Raportohet se në veturë gjendëshin 6 të rinj të moshës 15-18 vjeçare.