Ministri Ruzhiq: Mirënjohjet për referendumin e 1 dhe 2 marsit në Luginë ishin politike?
Lokale

Ministri Ruzhiq: Mirënjohjet për referendumin e 1 dhe 2 marsit në Luginë ishin politike?

06.Mar.2019 18:31
0

Ndarja e mirënjohjeve nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për organizatorët e referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ka nxitur reagimin e ministrisë përkatëse brenda së cilës funksionon ky organ i pakicës shqiptare në Serbi.

“Kjo përbën një dalje flagrante nga kompetencat e këshillave për pakicat nacionale dhe mundë të përfundojë se ky ishte një tentim për marrjen e vëmendjes së mediave për diçka që nuk ka lidhje logjike me punën e Këshillit”, kështu  ka thënë për Novost, Branko Ruzhiq ministër i Vetëqeverisjes Lokale, transmeton Titulli.com.

Sipas ministrit Ruzhiq kjo paraqet politizim të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe është në kundërtshim me interesat e qytetarëve të pakicave që jetojnë në territorin e Serbisë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ndarë mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në organizimin dhe mbarëvajtjen e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 për Riza Halimin, Partinë për Veprim Demokratik , Ali Ahmeti,  Partinë Demokratike Shqiptare , Ibrahim Kadriu, Shaip Duraku./Titulli.com/

Rrëfimi për foshnjën që dyshohet se iu shit çiftit nga Presheva, burri thotë se fëmija s’ishte i tij?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration