Rrëfimi për foshnjën që dyshohet se iu shit çiftit nga Presheva, burri thotë se fëmija s’ishte i tij? Foto ilustrim
Lokale

Rrëfimi për foshnjën që dyshohet se iu shit çiftit nga Presheva, burri thotë se fëmija s’ishte i tij?

06.Mar.2019 18:53
0

Një muaj në arrest shtëpiak do të qëndrojë burri nga Kamenica i cili dyshohet se e shiti foshnjën e tij të porsalindur në Preshevë në vitin 2003. Kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Gjilanit, duke mos e përfillur kështu kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për një muaj paraburgim. Mirëpo zyrtarë nga prokuroria nesër do të paraqesin ankesë për këtë punë. Mbrojtja e të dyshuarit po i mohon deklaratat e viktimës për këtë rast. I dyshuari në pyetjet e policisë nuk e ka pranuar atësinë mbi foshnjën.

Në majin e vitit 2003 N.A me prejardhje nga Vushtrria u bë nënë. Por, ajo foshnjën e saj nuk e pa më shumë se një ditë. Dyshohet se iu mor nga personi R.F nga Komuna e Kamenicës me të cilin ajo po bashkëjetonte. Që nga ajo kohë kjo grua më nuk dëgjoi asnjëherë për fëmijën të cilin e mbajti në bark për nëntë muaj.

Drejtësi ajo për këtë rast po kërkon mbas 16 viteve dhe po thotë se ish-partneri i saj, R.F ia ka grabitur foshnjën. Madje akuzat e saja janë më të rënda se kaq. Tregon se R.F fëmijën e tyre ia ka shitur një çifti nga Presheva.

 Më gjithë këto deklarata, hetime tashmë ka nisur prokuroria e shtetit. Këta të fundit po thonë se kanë dëshmi të bazuar përmes së cilave burri i rreth të 50’tave e ka kryer krimin. Prokuroria Themelore në Gjilan po kërkon një muaj paraburgim për R.F.
Mirëpo kjo kërkesë nuk po mbështetet nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan. Kjo e  fundit në seancën e mbajtur sot në gjykatën e Gjilanit, ia ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji burrit nga Kamenica. Për këtë punë, prokurori i rastit, Agron Uka, pritet që të bëjë ankesë nesër.

 

Kështu i ka thënë Express, zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.

Por si dyshohet se nisi e gjithë kjo ngjarje e rëndë.

Në aktvendimin për këtë punë jepen detaje se si R.F me banim në një fshat të Kamenicës i cili është shtetas i Austrisë dhe Serbisë  në vitin 2003 dyshohet të ketë kryer veprën penale në bashkëkryerje trafikimi me njerëz si dhe veprën tjetër penale  fshehja e dokumentit të identifikimit të viktimave të skllavërisë ose trafikimit me njerëz. Vetëm për njërën nga këto dy vepra penale të cilat dyshohet se i ka kryer i dyshuari, ai mund të dënohet deri në 5 vite burgim. Si dhe për veprën tjetër ai mund të dënohet prej 5 deri në 12 vite burgim

Tutje, sipas prokurorisë, i pandehuri R.F së bashku me të pandehurën tjetër R.A kanë kryer veprën penale me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore me dashtje kanë trafikuar të porsalindurin, pas lindjes nga e ëma-viktima N.A.

Por i dyshuari për këtë rast R.F po i mohon akuzat ndaj tij. Sipas avokatit të tij, Gani Rexha, klienti i tij e pohon faktin e lindjes së foshnjës, mirëpo mohon deklaratat se ia ka falur fëmijën ndokujt.

I dyshuari sipas avokatit mbrojtës, sot para gjykatës ka deklaruar se ka qenë prezent kur lehona ia kishte falur fëmijën çiftit Amidi nga Presheva.

“Ai e pohon faktin se me datë 8 maj 2003 ka qenë prezent kur viktima ia ka fal fëmijën e saj të porsalindur një çifti bashkëshortor. Ky fëmijë sipas deklaratave të së pandehurit është jashtë martesor dhe e dëmtuara nuk ka tregu se me kënd e ka”, ka rrëfyer pala mbrojtëse.

Ndërkohë provat e prokurorisë për këtë rast flasin se fëmija i porsalindur është shënuar në emër të familjes adoptuese.

Në anën tjetër, djali i adoptuar nga prindërit shqiptar, nënshtetësia e të cilëve është serbe, tani është 15 vjeç. 

Deri te marrja e informatës se rasti ka të bëjë me një trafikim erdhi nga raportimi i gruas së të dyshuarit e cila ka thënë se R.F e ka kërcënuar.  Pas raportimeve të viktimës për kërcënim prokuroria dhe hetuesia kanë zbuluar se rasti ishte më i thellë dhe se bëhej fjalë për një trafikim me njerëz, më saktësisht me një të porsalindur.

Ministri Ruzhiq: Mirënjohjet për referendumin e 1 dhe 2 marsit në Luginë ishin politike?
Murati: Nuk guxojmë ta humbin rastin historik për Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration