Medvegjë: Lagja e dytë shqiptare bëhet me urë (Foto)
Kanë mbaruar punimet në ndërtimin e urës në lagjen Çokotanët dhe tani kjo urë është lëshuar në përdorim.Me përfundimin e këtyre punimeve, edhe lagja e dytë shqiptare në komunën e Medvegjës është bërë me urë të re, raporton portali MePress.info.
Vendimi për ndërtimin e kësaj ure, por edhe urës tjetër të ndërtuar në lagjen Rekalitë në Banjë të Sjarinës, janë sjell nga zëvendëskryetari aktual Florim Sahiti derisa ai qëndronte në postin e kryetarit të komunës.
Vlera e urës është 500 mijë dinarë, ndërsa punimet janë ekzekutuar nga ndërmarrja komunale publike "Obnova".
Duhet theksuar se lagja Çokotanët për momentin është lagja më e banuar me shqiptarë në qytetin e Medvegjës. /Titulli.com/
Foto: MePress