Referendumi: Demokracia e një dështimi pa përgjegjësi!?
Lokale

Referendumi: Demokracia e një dështimi pa përgjegjësi!?

28.Feb.2015 22:59
0

Çdo përvjetor të Referendumit – këtij institucioni të demokracisë së drejtpërdrejt, ia shtojmë edhe nga një dështim, madje nuk di sa e arsyeshme është të përmendet më dhe të „përkujtohen“ përvjetorë të tij, kur pikërisht dy partitë më të mëdha politike të Luginës së Preshevës – Partia e Veprimit Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare janë përgjegjëset kryesore për mosmaterializimin e tij – AUTONOMIN POLITIKE, gjë që njëkohësisht janë edhe dy aktorët kryesor të „organizimit politik“ të shqiptarëve këtu!?

 Shkruar nga : Shkodran H. ISMAILI. LL.MAsc;

 

Nga viti 2007 –të e tutje në mënyrë sistematike dhe shkencore e studioj Organizimin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, studim të cilin „ende nuk po arrij ta rrumbullakoj“ – nga faktorë subjektiv e objektiv, përderisa edhe e kam mbrojtur temën e Masterit në drejtimin ndërkombëtar: „Dimensioni ndërkombëtar i çështjes së Luginës së Preshevës“ dhe kam bindjen se me këto dy studime kam arritur ta „rrumbullakoj“ deri diku këtë çështje, por me shpresë se edhe në të ardhmen ka çka të thuhet mjaft, nga të gjithë!

Për mua, janë dy momente (momentum politicus) politike, njëkohësisht dhe me dimension ndërkombëtar, të cilat e bëjnë strukturën juridike-politike të organizimit politik të shqiptarëve këtu: referendumi ( 1992) – tanimë thuajse i dështuar dhe kryengritja apo konflikti i armatosur      (si koncept juridik-politik) i vitit 2001/02, duke e lënë hapësirën edhe për momentin e tretë, por i cili është i zbehtë shumë – Monumenti i Dëshmorëve 2012/13 (76 ditësh).

Megjithëkëtë , kam ardhur në përfundim se disa elemente kryesore negative të çështjes tonë janë: joparimësia, joprofesionalizmi, jopërgjegjësia dhe asimetria politike në garën demokratike dhe në strukturën e organizimit politik!

Për organizimin politik të shqiptarëve, asnjëherë nuk është bërë ndonjë trajtim i mirëfilltë shkencor, dhe nuk është ngritë në këtë nivel – ai ka evoluar varësisht nga interesat e politikës ditore dhe çështjeve tjera. Partitë politike në Luginë të Preshevës, deri më tani (përjashtuar vitet 1993/94 që ishin organizuar disa tribuna në Shtëpi të Kulturës në Preshevë) asnjëherë nuk organizuan ndonjë diskutim jopartiak, në nivel akademik, apo dhe nuk kërkuan nga Institucionet akademike shqiptare asnjë mendim profesional për këtë çështje! Pra, qasja për organizimin politik, por dhe për referendumin dhe mekanizmat tjera të tij, ka qenë  dhe ende është spontane, joparimore, antipolitikologjike,  asimetrike dhe joadekuate. Prandaj dhe kemi rezultat të dështuar e tërësisht pa perspektivë, me një krizë politike të tejzgjatur!

Në Luginë të Preshevës vetëm tre katër vitet e para ka patur përpjekje për organizim të mirëfilltë të institucioneve dhe jetës politike, ndërsa tani më nuk ka politikë dhe as nuk ka mendësi politike. Duke dashur ti qëndroj besnik studimeve të deritashme, dua të përmend edhe këtë herë, se organizimi politik në Luginë të Preshevës, shprehur figurativisht është „me kokë te poshtë“ ashtu  siç edhe ne jemi duke ecur në këtë drejtim!!!

A ka mundësi të përmirësohet dhe çka mund të restaurojmë e rinovojmë në këtë defekt, joparimësin dhe qasjet e dobëta kadrovike e institucionale? 

Referendumi – çka më tutje?! 

Shkurt, dua ta përmendi se Referendumi ka qenë i organizuar gabim, dhe shumë nga elementet e tij janë joprofesionale, jojuridike dhe jopolitikologjike!!! Deklarata e dy partive politike, e cila mëtohet të jetë si deklarativë konstituive e përligjjes juridike-politike për mbajtjen e referendumit, është e draftuar gabim, duke mos u mbështetur në asnjë dokument relevant ndërkombëtar (dokumentet e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian) e të cilat i japin fuqi juridike-politike si instrument konstituiv për referendumin. Madje, kemi asryetuar edhe se, nuk është dashur të quhet referendum, por Plebiscit (apo Plebishit) sepse ky i fundit është mekanizëm apo instrument juridik-politik ndërkombëtar të cilin teorikisht shumica e studiuesve e mbështesin!!!

Kam përshtypjen dhe bindjen e veçantë - specifike se kriza politike e Luginës së Preshevës është vazhgë e Jugosllavizmit(pra kjo krizë dhe mekanizmat e tij kanë dimensionin ndërkombëtar dhe ballkanik njëkohësisht) dhe tanimë, vazhgë e post-Jugosllavizmit – tezë të cilën e kam përmbajtur edhe në disa diskutime profesionale dhe në të cilën këmbënguli ende?! Rrënjët e problemit tonë janë në ndryshimet – ndërrimet territoriale, ndryshime të gjeopolitikës territoriale brenda për brenda Jugosllave të asaj kohe, për të sjellë dhe prodhuar edhe një problematikë në Çështjen Shqiptare dhe më vonë për ta vështirësuar zgjidhjen e saj – interesa të cilat janë kalkuluar duke i patur parasysh edhe faktorët ekonomik, të komunikacionit, gjeo-relievit dhe tjera!

Tanimë jemi në vitin 2015, në përvjetorin e njëzet e tre të këtij mekanizmi e instrumenti demokratik përmes të cilit në atë kohë, i gjithë populli masovisht ju përgjigj pozitivisht (përgjigje – ndërgjegje) atij dhe foli me verdiktë të plotë.

Në këtë kohë, referendumin na e ka zënë edhe një acarim i marrëdhënieve lindje - perëndim, apo tashmë është duke u quajtur „Lufta e Re e Ftohtë“, dhe me këtë edhe më shumë vështirësohet statusi politik e ndërkombëtar i tij. Duhet ta kemi të qartë se referendumi në fjalë, ka patur dhe ka ende status politik të minoritetit pakicë, në strumbullarin e problemeve politike minoritare të shtetve të rajonit, plus dhe është problem dhe peng ndërmjet marrëdhënieve jonormale të dy shteteve – Republikës së Serbisë dhe asaj të Kosovës.

Prandaj është  e udhës që të rishikohen politikat dhe mundësit e renovimit të makanizmave të cilat kanë mundësi të jenë në favorin tonë?

Tani për tani, asnjë qendër vendimmarrëse ndërkombëtare nuk ka shprehur interesim të vërtetë politik për këtë demokraci popullore, dhe ende nuk kemi arritur madje ta bindim dikë që duhet ta merrë parasyshë!? Problemi është te ne, askund tjetër. Këtë çështje dhe problemin minoritar të Luginës së Preshevës duhet ta ngrisin në radhë të parë Republika e Shqipërisë me gjithë atë kuadër shtetëror ndërkombëtar që ka në të gjitha institucionet evropiane dhe ndërkombëtare. Pa ndihmën e shtetit amë dhe koordinimit politik me atë, kushtëzimt të faktorit ndërkombëtar duke bërë që Repubika e Serbisë ti materializon obligimet dhe detyrimet evropiane dhe ndërkombëtare, nuk mund të lëvizim asnjë hap para!

 

 Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

Medvegjë: Lagja e dytë shqiptare bëhet me urë (Foto)
Mead Osmani, doktoranti nga Lugina: Me mijëra dokumente për Luginën në arkivat e Turqisë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration