Gianni De Biasi fton tërnocasin kundër Armenisë
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, për ndeshjen e radhës që zhvillohet më 29 mars kundër Armenisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016, do të thërras tre lojtarë të rinj, në mesin e tyre edhe tërnocasin Berat Xhimshiti.
Siç raporton portali informativ Titulli.com, përzgjedhësi Biasi për herë të parë do të ftojë mbrojtësinë Berat Xhimshitin nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ndërsa është pjesë e skuadrës së Cyrihut.
Për 21 vjeçarin në shtator ishte iniciuar procedura për shtetësi shqiptare, pasi nuk e posedonte një të tillë meqë gati dy dekada jeton në Zvicër.
Veç Beratit, për ndeshjen kundër Armenisë janë ftuar edhe Naser Aliji nga skuadra e St.Gallen, Donis Avdijaj-Sturm Graz, ndërsa pritet të kthehet edhe sulmuesi i Baselit, Shkëlzen Gashi.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Armenisë do të zhvillohet më 29 mars në Shqipëri me fillim në orën 18:00./Titulli.com/