Përfunduan zgjedhjet në Lluçan, ja rezultatet
Lokale

Përfunduan zgjedhjet në Lluçan, ja rezultatet

21.Apr.2013 14:04
0
(i plotësuar-19:58h) Përfunduan zgjedhjet në Lluçan, zgjedhen 11 anëtarët e rinj të Këshillit të Bashkësisë Lokale Qytetartë e fshatit Lluçan sot zgjodhën e përbërjen e re të Këshillit të BL-së duke votuar për kandidatët e tyre të preferuar. Në këtë vendbanim votuan vetëm 162 qytetarë, nga 1094 sa kishin të drejtën e votës. Pas numërimit që bëri komisioni nën mbykqyrjen e tre vëzhguesve nga subjektet politike PD, PVD dhe LPD, dolën pesë fleta votuese të pavlefshme dhe 157 të vlefshme, raporton Titulli. 11 kandidatët e përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të BL-së nga 24 sa ishin në listë, janë: Ridvan Isufi, Izeir Fejzullahu, Rejhan Ibrahimi, Nebi Veseli, Nexhmedin Veseli, Hevzi Mehmeti, Shaqir Shaqiri, Reshat Shabani, Musa Shahini, Rexhep Hasani dhe Nexhmedin Limani. Anëtarët e komisionit kanë nënshkruar procesverbalin dhe ditëve në vijim pritet zyrtarizmi i rezultateve./Titulli.com/ ********************************************************************************************************************** Në Bashkësinë Lokale (BL) të Lluçanit po mbahen zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të BL, deri më tani procesi i votimit është duke rrjedhur pa problem Deri në orën 13:30h të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar mbi 100 qytetarë nga rreth një mijë sa janë me të drejtë vote në këtë vendbanim shqiptar të Komunës së Bujanocit. Sipas Sami Beqirit, vëzhgues në vendvotimin e këtij fshati, procesi i votimit është duke rrjedhur pa probleme dhe se deri më tani nuk ka vërejtje në punën e komisionit i cili është në përbërje prej tre anëtarësh. “Vendvotimi është hapur në orën 10h dhe do të presë votuesit deri në orën 16h kur edhe do të bëhet mbyllja e tij. Deri më tani nuk kemi pas probleme, ndërsa është shënuar edhe interesimi i qytetarëve për të votuar”, tha për Titullin Beqiri. Qytetarët e këtij fshati kanë të drejtë të rrumbullakojnë emrat e 11 kandidatëve për anëtarë të Këshillit të BL, nga 24 sa janë gjithsejtë në listën votuese. Përveç komisionit i cili është në këtë vendvotim, janë caktuar edhe tre vëzhgues nga subjektet politike Partia Demokratike(PD), Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD). Zgjedhjet për BL në këtë vendvotim ishin caktuar për t’u mbajtur javën e shkuar, mirëpo për shkak të mosmarrëveshjeve në mesin e anëtarëve të komisionit nuk u hap vendvotimi, edhe pse qytetarët jashtë qendrës votuese pritnin në radhë. Sot përveç Lluçanit do të votohet edhe në dy vendbanime tjera, por në këtë rast vetëm për propozim të kandidatëve. Samolica dhe Muhoci do të mbajnë tubimet me qytetarë ku do të propozohen kandidatët për anëtarë të Këshillit të BL-së. të cilët më pas do të duhet të votohen nga qytetarët e këtyre fshatrave. Vlen theksuar se kurrë më parë nuk ka pasur interesim kaq të lartë të partive politike shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhjet nëpër Bashkësi Lokale, edhe pse kompetencat e këtij institucioni janë të vogla aq sa nuk mund të bllokojnë projektet vitale që realizohen në territorin e tyre nga udhëheqësia komunale./Titulli.com/
Arifi falënderon Shqipërinë për projektet konktrete
KDNJ: Radhën e ka Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration