Lokale
KDNJ: Radhën e ka Presheva
[caption id="attachment_59801" align="alignleft" width="300"] Valon Arifi, aktivist i KDNJ-së, Preshevë[/caption]
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Thaci dhe atij serb Ivica Dacic, kanë ardhur edhe reagimet e para nga Lugina e Preshevës. Pos akterëve politikë vendas, lidhur me marrëveshjen mes dy kryeministrave kanë reaguar edhe aktivistët e shoqërisë civile në Preshevë.
Valon Arifi nga Këshilli për të drejtat e Njeriut në Preshevë lidhur me marrëveshjen deklarooi se “marrëveshja e fundit mes Thacit e Dacicit ishte e pritur, deri sa ne një kontekst Serbia pranoi integritetin territorial te Republikës së Kosovës, dhe ndër çështjet me kontestuese nga pala serbe ishin të drejtat e serbëve ne veriun e Kosovës, atëherë pasi u arrit edhe marrëveshja për këtë të fundit, radha është që Qeveria e Kosovës, realisht vetë kryeministri Thaci të shikoj të ardhmen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”
“Sot,është evidente se shqiptarët po shpërngulen nga vatrat e tyre,kjo mbase për pasojë e mos përgjegjshmërisë së liderëvë tanë, që mbesin lider lokal, andaj është kryeministri Thaci, ai i cili do duhej të jetë bartës edhei proceseve politike për përmasat më kombëtare. Hashim Thaci nuk mundë t’i ik përgjegjësisë se Presheva e Bujanoci pas pak viteve do jenë qytete pa shqiptar,është detyrim kombëtar i Tiranës e Prishtinës të shohin me seriozitet problemet që sot përballen shqiptarët e këtyre trevave” u shpreh Arifi.
Edhe pse sot Presheva e Bujanoci udhëhiqen nga kryetar shqiptar Arifi potencon. “Ata që sot kryesojnë pushtetet lokale në Preshevë ë Bujanoc, janë të së njëjtës ide me kryeministrin serb Dacic, dikur javë më parë, deklaratat e kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ishin po të njëjta me ato të ish zëdhënësit të regjimit të Milloshevicit, Ivica Dacic, sot kryeministër i Serbise. Sikur i pari po dhe i dyti kërkonin shkëmbim territoresh, dhe janë po këta të dy që sot thurin “lavdi” për arritjen e marrëveshjes”, përfundon Valon Arifi aktivist ngë Këshilli për të drejtat e Njerit në Preshevë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!