Lokale
Arifi falënderon Shqipërinë për projektet konktrete
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi përmes një letre ka falënderuar Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë për mikrpitjen dhe kontributin e dhënë në ndihmesën e zhvillimit të bizneseve në Bujanoc dhe projeketeve tjera jetike për qytetarët e Bujanocit dhe Luginës në përgjithësi. Marrëveshja mes Bujanocit dhe autoriteteve qeveritare në Shqipëri është vleresësuar historike nga të dyja palët, sepse në këtë mënyrë po i jepen mundësi të shumta zhvillimit ekonomik dhe këmbimit të mallërave nga të dyja vendet.
==========================================================================================================
Republika e Shqipërisë
Dhoma e TregtisëdheIndustrisë
Kryetari: NikolinJaka
I nderuari, z.Jaka,
Kam kënaqësinë që nëpërmjet kësaj forme edhe njëherë t’jufalenderoj për mikëpritjen e bërë gjatë vizitës sonë në Tiranë. Njëkohësisht, falenderime të posaçme, përveç se nga stafi im, keni edh nga komuniteti i biznesit i komunës sonë që ishte pjesë e takimit të premten e kaluar.
Shprehim bindjen e plotë se bashkëpunimi ynë që nga ajoditë kur nënshkruam marrëveshjen nuk do të mungoj më asnjëherë. Kemi besim të thellë se institucioni që ju drejtoni gjithmonë do të jetë në përkrahje të iniciativave që vijnë nga Bujanoci dhe Lugina në përgjithësi.
Ngrohtësia vëllazërore që na dhuruat na la të kuptojmë se çdo ide dhe aktivitet nga lëmia e ekonomisë që ka prejardhjen nga treva jonë do t’iketë dyert e hapura në Republikën e Shqipërisë dhe assesi nuk do të konsiderohetsi i huaj.
Nuk është modesti nëse e themi edhe atë se përmes institucionit tuaj lindën edhe donacionet e para nga Shqipëria përkomunën e Bujanocit. Me një akt të tillë na keni trimëruar të mbështetemi edhe më fuqishëm në përkrahjen e shtetit amë. Iniciativat e tilla janë shumë domethënëse për ne. Bujanoci dhe Lugina kanë nevojë që përveç përkrahjes politike të kenë edhe atë konkrete. Edhe takimi që përmes anës suaj realizuam në minisëtrinë e ekonomisë ishte shumë frytëdhënës, dhe se edhe për këtë meritoni falenderime.
Gjërat e këtilla ne na bëjnë të ndihemi krenarë, na bëjnë me krahë, kurse armiqët tanë i bënë xheloz çdo përkrahje që vie nga mëmëdheu ynë. Për të mos e zgjatur më tepër, z.Jaka, Ju dhe bashkëpunëtorët tuaj i keni dyert e hapura në çdo kohë në Bujanoc. Do të ishte një nderë i veçantë për ne të kemi rastin të ju gostisim.
Në fund, ju dëshirojmë suksese në punën tuaj. Dhashtë Zoti që Shqipëria dhe trojet shqiptare të jenë të fuqishme në segmentet ekonomike.
Në Bujanoc, më 22.04.2013
Me rrespekt,
Dr.NagipArifi, kryetar i komunëssëBujanocit
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!