Kryetari Kamberi në shënjestër të opozitës në Bujanoc, filmi ku mbeti?
Lokale

Kryetari Kamberi në shënjestër të opozitës në Bujanoc, filmi ku mbeti?

21.Apr.2019 19:46
0

Aktivistët  e Forumit Rinor të PD-së që përmes një transparenti të vendosur në shtëpinë e kulturës në Bujanoc kanë kërkur përgjigje nga i pari i komunës së Bujanocit për heshtjen e tij ndaj rastit të flimit “Kufiri Ballkanik”.

“Aferat e shumta korruptive brenda administratës komunale dhe mos reagimi i këtij pushteti lokal të Bujanocit dhe KNSH-së rreth presionit që po iu bëhet drejtorit të Shtëpisë së Kulturës për moslejimin e shfaqjes së filmit "Kufiri Ballkanik", thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Ditë më parë kanë reaguar edhe kryetari i Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq është shprehur se nuk është njoftuar asnjë përgjegjës në komunën e Bujanocit, shkruan Titulli.com.

“Qëndrimi im personal është se prezantimi i këtij filmi në asnjë mënyrë nuk mundet të dëmtojë raportet ndër njerëzore mes serbëve dhe shqiptarëve në këtë komunë dhe se  duhet ndërmarrë masat ndaj atyre që ndaluan këtë shfaqje në Bujanoc”, ka thënë përmes një deklaratë për media Stankoviq.

Në përkrahje të vendimit të drejtorit të shtëpisë së kulturës për ndalimin e prezantimit të këtij filmi janë shprehur edhe subjekte politike lokale ndërsa gjatë javës do të shihet nëse kryetari i komunës do të ndërmarrë ndonjë hap rreth këtij rasti./Titulli.com/

Kamberi reagon ndaj PD-së: Aksionet klandestine po vazhdojnë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration