Kamberi reagon ndaj PD-së: Aksionet klandestine po vazhdojnë?
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj aktivitetit të forumit rinorë të PD-së të cilët përmes një transparenti të vendosur në shtëpinë e kulturës kanë kërkur përgjigje nga i pari i komunës për heshtjen e tij ndaj rastit të flimit “Kufiri Ballkanik”.
“Aksionet” klandestine po vazhdojnë. Nën terrin e natës të shtune në të dielen, te strukur, tinzarë gjoja po bëjnë politikë. Në të vërtetë vetëm po tregohet se logjika e kontrabandistit të cigareve nuk mund të sjellë risi në politikë”, ka shkuar Kamberi.
Ai ka forcuar gjuhën politike ndaj opozitës shqiptare në Bujanoc sepse këta të fundit kanë ndërmarrë një fushatë sporadike kundër qeverisjes Kamberi, shkruan Titulli.com.
“Ashtu siç zhvillonte kontrabandën me cigare kontrabandisti po e zhvillon edhe politikën. Një logjikë të këtillë është për ta “ qa me gra Zajazi”, shkroi Kamberi./Titulli.com/