Kryeministrja e Brnabiq: Kufijtë e Serbisë mbyllen sonte
Lokale

Kryeministrja e Brnabiq: Kufijtë e Serbisë mbyllen sonte

16.Mar.2020 00:19
0
 
Kufijtë e Serbisë mbyllen sonte, përveç për diplomatët, shtetasit e huaj me leje qëndrimi dhe shtetasit serbë që kthehen nga jashtë, raportojnë mediat serbe. 

“Do të ketë një ushtri të Republikës së Serbisë në kufij për të ndihmuar inspektimin sanitar, policinë kufitare për të ruajtur kufijtë tanë. Serbia po mbyllet sonte,” tha kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq pas vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend. 

Ajo tha se qytetarët nuk mund të ndalohen të lëvizin, por se gjendja e jashtëzakonshme është rekomandimi më i mirë i mundshëm që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Nesër në mëngjes, sipas saj, parashkollorët, shkollat dhe kolegjet do të mbyllen.

Brnabiq theksoi se të gjithë ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia, duhet të marrin masa mbrojtëse.

Komuna e Preshevës ndërmerë masat pas gjendjes së jashtëzakonshme (lista e masave)
Kërkohet tërheqja e Uglanin nga Këshillin Kombëtar Boshnjak, shkak se mbështetë “shqiptarizimin”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration