Komuna e Preshevës ndërmerë masat pas gjendjes së jashtëzakonshme (lista e masave)
Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në komuën e Preshevës ka mbajtur mbeldhjen pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Serbisë.
Masat e ndërmarra për komunën e Preshevës nga ky shtab pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme janë këto:
1. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Preshevës
2. Nga ana e institucioneve publike ku themelues është Kuvendi komunal, të bëhet reduktimi i orarit të punës, i cili do të jetë nga ora 08:00 deri në ora 14:00, si dhe reduktimi i numrit të punëtorëve, ku lirohen punëtorët nga mosha 60 vjeç e sipër.
3. Ndërprerja e punës së Entit parashkollor “8 marsi” me të gjitha paralelet në territorin e komunës së Preshevës, si institucion i themeluar nga Kuvendi komunal Preshevë
4. Mirëmbajtja e higjenës në hapësirat e punës së institucioneve publike dhe private, ku punëtorët e mirëmbajtjes do të angazhohen gjatë gjithë orarit në pastrimin e hapësirave të punës
5. Dezinfektimi i ambienteve në institucionet publike dhe private
6. Hyrje daljet në institucionet publike të jenë të kufizuara, të cilat do të koordinohen me përfaqësuesit e sigurimit të objekteve publike
7. Reduktimi i orarit të punës së objekteve hotelierike (kafeteritë, baret, restorantet, gjelltoret, ëmbëltoret etj.) nga ora 08:00 deri në orën 18:00, si dhe reduktimi i numrit të mysafirëve në 50 maksimalisht, njëkohësisht.
8. Moshat e shtyra nga 65 vjeç e sipër, obligohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi janë si grupmoshë më e rrezikuar.
9. Ndalimi i të gjitha organizimeve të mbledhjeve, manifestimeve kulturore dhe sportive.
Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme do të përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet që lidhen me situatën e krijuar dhe do të qaset konform kompetencave të tij, duke njoftuar me kohë qytetarët e komunës me masat tjera që do të ndërmerren në vijim.
Sot në orët e mbrëmjes presidenti Aleksandër Vuçiq ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në territorin e Serbisë që hyn në fuqi menjëherë për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19)./Titulli.com/