Kërkohet tërheqja e Uglanin nga Këshillin Kombëtar Boshnjak, shkak se mbështetë “shqiptarizimin”
Lokale

Kërkohet tërheqja e Uglanin nga Këshillin Kombëtar Boshnjak, shkak se mbështetë “shqiptarizimin”

16.Mar.2020 07:20
0

Amza boshnjake ka kërkuar tërheqjen e Ugljanin nga udhëheqja e KNB për shkak se mbështetë “shqiptarizimin” 

Admir Mutoviq këshilltar në Këshillin Kombëtar Boshnjak, në emër të Amzës boshnjake, kërkoi tërheqjen e Sulejman Uglanin nga Këshilli Kombëtar Boshnjak, sepse siç thotë ai  veprimin destruktiv drejt shkatërrimit të këtij institucioni të rëndësishëm kombëtar të popullit boshnjak, kulminacioni i të cilit po ndodhu  kohëve e fundit me angazhimin e  Uglaninit në projektin e ashtuquajturin "Shqiptarizimin" e boshnjakëve të Sanxhakut..

Amza boshnjake (Matica bošnjačka), lista e cila është pjesë e Këshillit Nacional Boshnjak të Boshnjakëve në Serbi,  kërkon nga Sulejman Uglanin të tërhiqet menjëherë nga ky organ, themelues i të cilit është, në mënyrë që të ndalohen veprimet e mëtejshme destruktive  në kuptimin e shkatërrimit të gjithçkaje që përfaqëson institucioni. Një nga arsyet kryesore pse ne kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të Sulejman Uglanin nga KKB (BNV) është prania e tij në tubimin e Mynihut. Në atë tubim, stema e Sanxhakut sipas tij u përdhos brutalisht thot Muratoviq në konferencën me gazetarë.

 “Pra, simbolet që përfaqësojnë një popull janë shumë të rëndësishme dhe është për t'u habitur që ata që, pothuajse deri në atë ngjarje, kishin argumentin e tyre kryesor për t’i sjellë, edhe pse stema e Sanxhakut ka ekzistuar që nga vetë ekzistenca e Sanxhakut, duke sjellë flamurin dhe stemën dhe kështu presidenti i tyre tregon mosrespektim e simboleve të Sanxhakut. Unë shtroj një pyetje logjike, çfarë do të ndodhte dhe cili do të ishte reagimi në atë tubim  nëse diçka e ngjashme do të tentohej me stemën shqiptare apo flamurin shqiptar. Ky moment  është arsye e mjaftueshme që Uglanin të tërhiqet nga pozicioni i tij ” shtoi Muratoviq.

Dr. Muratovic tha se angazhimi i Uglaninit  në  procesin e të ashtuquajturit. "Shqiptarizim" ka për qëllim veprimin  destruktiv në drejtim të shtresimit të qenies kombëtare boshnjake. "Natyrisht, përpjekje e  tilla nuk janë një risi, përgjatë shekullit të 20-të populli boshnjak dëshmoi  përpjekjet e 'serbizimit" dhe "kroatizimit" për sa i përket asimilimit të tyre kombëtar në shekullin e 20-të. Unë besoj se një nga qëllimet kryesore të Sulejman Uglaninit  është t'a përçaj   popullin boshnjak dhe shqiptar për interes të një pale të tretë. Thjesht nuk ka asnjë arsye për të besuar se kjo që po ndodh është politika zyrtare shqiptare ndaj Sanxhakut. Në emër të "shqiptarizimit", shfaqen disa persona të dyshimtë nga Kosova që nuk kanë mbështetje zyrtare të elitës politike, intelektuale e shpirtërore të Kosovës ".

Është me rëndësi  kujt i japim mbështetje dhe në çfarë mënyre, sepse ndonjëherë përkrahja dhe vlerësimi i gabuar mund të jetë i keq për popullin dhe vetë komunitetin, porositë   Muratoviq.    Muratoviq  shtoi se është i shqetësuar për heshtjen e koalicionit  “Vakat”  në lidhje me këtë, siç thekson ai, veprime të pa tolerueshme.

"Ftojmë z. Ljajiq, këshilltarët e koalicionit “Vakat”, pa marrë parasysh se çfarë shantazhe përjetojnë, të cilët vetë kanë thënë që është kështu, të mos  mbështesin më Sulejman Uglaninin dhe të  tërhiqen nga projekte të tilla të çmendura, sepse natyrisht pasojat do të jenë shumëfishta” thot Muratovq, transmetojnë mediat në Sanxhak./I. Azizi/

Kryeministrja e Brnabiq: Kufijtë e Serbisë mbyllen sonte
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration