Konfiskohen cigare në Preshevë të transportuara nga Maqedonia
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të cigareve në komunën e Preshevës.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie në një rimorkio të traktorit në fshatin Norçë të Preshevës janë gjetur 1000 bokse cigare me banderola të Maqedonisë, transmeton Titulli.
Bëhet e ditur se kundër të panjohurve është ngritur akuzë me dyshimin për kryerje të veprës penale tregti të paligjshme.
Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të gjetur personin që ka transportuar cigare e konfiskuara./Titulli.com/