Bujanoci me konkurs për OJQ (Dokument)
Nga dita e sotme ka hyrë në fuqi vendimi i Komisionit për hapjen e konkursit për organizatat/shoqatat joqeveritare me seli në territorin e Komunës së Bujanocit.
Nga dita e sotme (18 shkurt) e deri më 18 mars, të interesuarit që vijnë nga OJQ-të do të mund të jenë pjesë e konkursit, mjete të cilat ndahen nga buxheti i kësaj komune, ndërsa shuma e përgjithshme e paraparë është 2 milion dinarë.
Organizatat të cilat konkurrojnë me projekte për vitin 2015 duhet të fokusohen më shumë në fushën për zhvillimin e komunitetit, ekologji, mbrojtjen e mjedisit jetësor, shëndetit të qytetarëve, afirmimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave, programe për të rinj, persona të moshuar ata me invaliditet, si dhe fusha të tjera.
Mjetet e kërkuar për një projekt nuk duhet të kalojnë shumën e 150 mijë dinarëve. /Titulli.com/