Sahiti: Hapja e maternitetit, çështje javësh apo muajsh
Lokale

Sahiti: Hapja e maternitetit, çështje javësh apo muajsh

18.Feb.2015 14:11
0
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Mitat Sahiti, ka paralajmëruar hapjen e maternitetit në Preshevë.

Gjatë qëndrimin në studion e RTV Presheva, Sahiti ka thënë se kjo komunë së shpejti do të bëhet me qendrën spitalore për lindjen e fëmijëve.

 “Është çështje javësh apo muajsh hapja e maternitetit në Preshevë. Kjo do të ndodhë së shpejti, sepse nuk ka kush e ndal hapjen e maternitetit”, ka nënvizuar Dr.Mitat Sahiti, transmeton Titulli.com.

Ai ka theksuar se janë bërë të gjitha parapërgatitjet teknike dhe infrastrukturore në hapësirat e dedikuara për maternitetin.

“Çdo gjë është sqaruar edhe me sekretarin për shëndetësi në qeverinë serbe por edhe me përfaqësuesit e Trupit Koordinues, drejtuesit e pushtetit lokal dhe mantel bardhët”, ka deklaruar Sahiti.

Sipas tij, kohëve të fundit, nga individ dhe subjekte të caktuara me çështjen e maternitetit po bëjnë vetëm politik të kotë për të marrë poena në elektor të caktuar.

“Këto tentativa janë të kota sepse çështja e maternitetit është tani më problem i kaluar”, thotë Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Mitat Sahiti. /Titulli.com/

Gazetarët francezë në Luginë, mbledhin informacione mbi gjendjen e shqiptarëve (Foto)
Konfiskohen cigare në Preshevë të transportuara nga Maqedonia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration