Lokale
Preshevarët blenë ëmbëlsira për të ndihmuar nxënësit
[caption id="attachment_69896" align="alignleft" width="200"] Nxënësit gjatë aksionit[/caption]
Aksioni humanitar me moton “ndihmo edhe ti”, ka bashkuar nxënësit e gjimnazit “Skënderbeu” të cilët që nga orët e mëngjesit dolën nëpër rrugët e qytetit për të shitur ëmbëlsira. Me paratë e grumbulluara do t’i ndihmojnë moshatarët e tyre. Aksioni në fjalë është përkrahur nga drejtoria e shkollës, profesorët dhe qytetarët.
“Ndihmo edhe ti” është iniciativë humane e ndërmarrë sot nga nxënësit e shkollës gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë në mënyrë që të ndihmojnë shokët e tyre maturantë që edhe ata të jenë pjesë e ekskursionit dhe mbrëmjes së maturës.
Që nga orët e mëngjesit nxënësit kanë ofruar ëmbëlsira për qytetarët të cilët janë solidarizuar duke i blerë ato që i kishin ekspozuar në disa lokacione.
Nxënësi Arianit Ajvazi tha për RTP se motivi i aksionit është që të gjithë të jenë bashkë në ekskursion, e të gjithë se bashku ti përjetojnë momentet e paharruara.
E në anën tjetër Alma ka thënë se qytetarët sot kanë shtrirë dorën e tyre për ti ndihmuar kolegëve të saj.
Disa vite me radhë nxënësit e gjimnazit "Skënderbeu" vullnetarisht ndërmarrin këtë aksion duke dhënë kontributin e tyre për t’i dalë në ndihmë bashkëmoshatarëve të tyre, të cilët nuk qëndrojnë mirë materialisht.
Një aksion të ngjashëm të hënën do të ndërmarrin edhe nxënësit e klasës IV/6 të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!