Zgjedhjet politike në vend dhe planifikimi urban
Vështrime

Zgjedhjet politike në vend dhe planifikimi urban

01.Nov.2013 14:05
0
Po e fillojmë këtë analizë me thënien e Philip Crosby “Nëse diçka është e sigurt, është se ndryshimi është i sigurt. Bota për të cilën ne po planifikojmë sot, nuk do të ekzistoj në këtë formë nesër”.Që nga dita e parë e fushatës elektorale me interesim kamë përcjell mediat elektronike dhe të shtypura rreth temave, debateve, intervistave të ngritura dhe premtimeve elektorale të dhënë nga përfaqësuesit e partive politike, me të vetmin qëllim që të kuptoj se sa në këto zgjedhje për dallim nga të gjitha zgjedhjet e kaluara (lokale dhe qendrore) në vend, do ti kushtojnë rëndesi urbanizimit – planifikimit urban. Pra, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, ku planifikimit urban nuk i kushtohej fare rëndësi, e si rezultat i kësaj edhe kemi kaosin urbanistik, kësaj radhe vëreht dukshëm një interesim i shtuar për fushën e planifikimit urban nga subjektet politike pra, ka zënë vend më shumë në programet dhe agjendat e tyre.   Shkruan: MSc. Besim GOLLOPENI; Besim-GollopeniNjë ndër temat më të debatuara gjatë gjithë fushatës zgjedhore, rreth një mujore pra, lirisht mund të thuhet se bënë pjesë edhe fusha e urbanizimit – planifikimit urban. Nëse ndalemi dhe analizojmë qasjen e partive politike përmes programeve të tyre ndaj kësaj fushe, sigurisht se len edhe shumë për të dëshiruar, për faktin se, në të shumtën e rasteve më shumë është debatuar e prezantuar sa për të mbuluar kërkesën, se sa për të dhën zgjidhjet e duhura për një jetë më të mirë qytetare - urbane. Me disa përjashtime e veqmas të kanditatëve për kryetar të komunës së Prishtinës, ku ka pasur projekte më të specifikuara e herë herë edhe projektime për objekte të caktuara, në komunat tjera planifikimi urban më shumë ka zënë vend në fletushkat e tyre si emertim se sa si zgjidhje e problemeve konkrete urbanistike. Megjithëse një i fillim i vonuar, si thonë në popull më mirë vonë se kurr. Pa dashur të ndalemi e të shtjellojmë një mori problemesh me të cilat sot atakohet jeta (qytetare) urbane, ngase është e pamundur në një artikull të kësaj natyre të përmbledhim të gjithë sosh, shkëpusim vetëm disa nga më të rëndesishmit që konsiderojm se janë. Jeta urbane në gjithë vendin e veqanërisht në qendrat e mëdha urbane është jo komode, për faktin se, janë shpërfillur pothuaj se qdo standart apo rregulla urbanistike (në shumë lagje urbane), duke ndërtuar e mbi ndërtuar vend e pa vend, me të vetmin qëllim, përfitimin sa më madh të të mirave materiale nga grupe të caktuara të interesit, për qka përgjegjësinë e plotë për keq menaxhim urban e kanë vetë prijësit (politikëbërësit dhe vendimmarrësit) komunale ku, në vend se ti viheshin përball kësaj të keqe urbane me pasoja afatëgjate, këto të fundit sikur të verbuara heshtën, duke bërë që jeta qytetare të rëndohet nga dita në ditë. Në vend se në periudhën me të re (pas ’99 – ës), të ndërtoheshin lagje të reja me standarte urbanistike – të planifikuara, ku do të kishin dëshirë qytetarët të jetonin, kjo nuk ndodhi, sot, qytetarët janë më të tërhequr te kenë një vendbanim në lagjet e vjetra urbane, të marrim shembull Prishtinën, ku sot, shumë qytetar më shumë pelqejnë të jetojnë në lagjet: Ulpianë, Dardani, Qendër etj., se sa në lagjet: Mat 1 dhe 2, Kalabria, etj. Jo vetëm në Prishtinë, sot qytetarët përballen me pasiguri jetësore në vendbanimin e tyre, për faktin se, shumë objekte banimore dhe të tjera, përveq tjerash ju mungojnë hapësirat përcjellse siq janë: këndi i lodrave për fëmijë, parkingjet, hapësirat e lira, ndriqimi i pamjaftueshëm, qasje jo adekuate për përsonat me nevoja të veqanta, etj. Aktualishtë, në shumë lagje urbane ka nevoj të bëhet rigjallërimi urban, në mënyrë që të plotësohen standartet urbanistike dhe lagjet në fjalë të integrohen njëra me tjetrën, duke i dhënë kështu një pamje tjetër qyetetit-eve. Në mënyrë që kjo të ndodhë, kërkohet një planifikim i mirëfillt urban. Planifikimi urban ku do të plotësoj standartet urbanistike, kërkesat e komunitetit dhe bënë që hapësira të shfrytëzohet në mënyrë sa ma racionale, duke u fokusuar në elementet kyçe të planifikimit; analizuar territorin, vizionuar, planifikuar dhe vepruar në atë. Kur këto elemente harmonizohen njëra me tjetrën, do të kenë ndikim pozitiv përveq tjerash, edhe në zhvillimin ekonomikë, do të eliminoj zhvillimet e pakontrolluara, pa balancuara, humbjen e tokës bujqësore, kaosin në trafik, degradimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore etj. Mungesa e planifikimit të mirëfilltë hapësinor e ka varfruar dhe e varfëron buxhetin familjar për ditë e më shumë. Shembull; të marrim rastin e kaosit në trafik në Veternik, F. Kosovë, Ferizaj etj., shtrohet pyetja sa kohë i duhet një vozitësi të presë në trafik?, sa shpenzon derivate duke qëndruar me orë të tëra në trafik?, sa stres do të përfitoj?, sa ndotje e mjedisit do të krijohet?, e sa probleme të tjera vijnë si pasoj e mos planifikimit të mirëfilltë. Për fund, në mënyrë që të shmangim kaosin e mëtutjeshëm hapësinor dhe të shënojmë progres në të tashmen dhe për të ardhmen, kërkohet një vullnet, guxim dhe përkushtim më i madhë i politikëbërsëve dhe vendimmarrësve në qeverisjen lokale, gjithnjë duke harmonizuar veprimet dhe projektet e tyre me nivelin qendror për qka edhe jemi të obliguar të bëjmë një gjë të tillë. Pra, le të shpresojmë se në mandatin katër vjeqarë të qeverisjes lokale do të ketë progres në zgjidhjen e problemeve hapësinore.

(Autori është ekspert për Planifikim Hapësinor)  

Antirugovistët
"Mbrojtësit" e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration