Antirugovistët
Vështrime

Antirugovistët

02.Nov.2013 13:17
0
Për zbërthimin e tezës sa dashakeqe, po aq edhe mendjeshkurtër, se "nuk duhet ngarkuar veten me të vdekur", duke aluduar në figurën e Presidentit historik të Kosovës, duhet që kësaj teme t'i qasemi me vetëm pak vullnet të mirë, sinqeritet dhe devotshmëri shpirtërore. Dhe asgjë më tepër! Shkruan: Nehat Hyseni nehat-hyseni Pra, edhe Muhamedi a.s. ka vdekur qe 1400 vjet, apo Jezusi qe mbi 2000 vjet, Moisie edhe më tepër. Por, idetë dhe besimi i tyre mbijetuan kohën dhe janë më të fuqishme se kurrë më parë. Ardhmëria e tyre, sigurisht se do të jetë edhe më e fuqishme. Ndërkaq, për Ibrahim Rugovën mund të pretendoj ndokush të plasoj tezën dashakeqe dhe shkurtpamëse "lene Rugovën e vdekur dhe të merremi me të gjallët"! Madje duke pretenduar disa prej tyre se ishin afër tij fizikisht, andaj edhe kanë "monopolin" e njohjes së Rugovës. Kurse, të tjerët vetëm "llomotisin", duke "mos ditur çka flasin". Por, duhet përkujtuar se filozofia Rugoviane është forcë e pandalëshme, përtej kufijve, determinineve dhe pretendimeve fizike e biologjike. Sepse, se as djali i tij biologjik, nuk ishte edhe pasues ideologjik i tij, kjo punë u pa botërisht. Ashtu si e kishte Skënderbeu Hamzain të afërm, por edhe armik më të rrezikshëm. Madje, as kusherinjtë më të afërt të Muhamedit as. nuk e pranuan islamin dhe e luftuan atë egërsisht. Prandaj, t'i biem shkurt. Rugova ishte vizionar që nuk mund të kapej nga afërsia, meqë shumëkujt mund t'ia ket turbulluar mendjen thjeshtësia e veshjes, me një jelek të kuq dhe shallin e pashmangshëm, pa salltanate dhe "marka" të njohura. Pa shkëlqime dhe manire. Prandaj, të tillët, sado që përpiqen të "sqarojnë" diç për Rugovën, meqë ia dijnë numrin e cigareve dhe kafeve të pira, të shoqëruara ndonjëherë edhe me ndonjë gotë viski, do të pretendojnë se e kanë "çelësin e sekreteve" për Rugovën, që sipas mendimit të tyre, ndoshta pretendojnë se do ta "mahnisnin" popullin. Megjithatë, ata të shkretë, nuk e dijnë se janë shumë, shumë j larg nadhështisë së figurës gjigante të Rugovës, e cila i përket përjetësisë! Kurse ne "të vdekurit e zakonshëm", sado që vuajmë nga kompleksi, besa edhe bindja naive se "jemi dikushi", megjithatë duhet ta vejmë gishtin në kokë dhe dorën në zemër dhe të përkulemi para "të vdekurve". Sepse, as sipas Biblës e as Kur'anit dhe librave të tjerë të shenjtë, nuk përfundon gjithçka me vdekjen fizike. Përkundrazi, pas vdekjes disa lindin dhe përtrihen e fuqizohen gjithënjë e më tepër, për të mos vdekur kurrë! Kurse ne të "vdekëshmit e zakonshëm", natyrisht ata që besojnë në Zot dhe i luten atij, shpresojmë gjithashtu në jetën e pasvdekjes, ku do të ballafaqohemi me llogaridhënie dhe shpërblime, sipas meritave.
Evropa e njëanshme
Zgjedhjet politike në vend dhe planifikimi urban
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration