Lokale
Trupi Koordinues për Luginë hapë konkurs për studime në Novi Sad
Shërbimi i Trupit Koordinues (TK), në përputhshmëri me prioritetet e definuara, e veçanërisht duke u munduar të përmirësojë kualitetin e arsimimit në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shpallë konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinjtë me vendbanim në komunën Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Sipas njoftimit të TK-së qëllimi i ndarjes së bursave është sigurimi i kushteve për arsimim të mëtutjeshëm dhe avancimi profesional, duke i ofruar mbështetje materiale rreth shpenzimeve të studimeve themelore akademike.
Shpenzimet e lartpërmendura në radhë të parë kanë të bëjnë me shpenzimet për banim (privat ose në konvikte), shpenzimet për ushqim, udhëtim, blerjen e teksteve dhe shpenzimet tjera që kanë të bëjnë me studimet.
Të drejtë në paraqitje në konkurs kanë nxënësit të cilët e kanë mbaruar shkollën e mesme dhe personat tjerë deri në moshën 22 vjeçare, që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe me vendbanim në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe të cilët plotësojnë kushtet si:
-të jenë shtetas të Republikës së Serbisë;
-gjatë shkollimit të mesëm të kenë pasur sukses të shkëlqyeshëm dhe shumë të mirë, të mos kenë përsëritur asnjë vit;
-të njohin gjuhën serbe;
-të mos kenë regjistruar asnjë fakultet dhe
-të mos kenë fituar të drejtën në bursë në ndonjë konkurs tjetër.
Shuma neto e bursës së miratuar prej 45.000,00 dinarëve paguhet për vitin aktual të studimeve në 9 këste mujore duke filluar nga tetori i vitit 2014.
Afati për paraqitje në konkurs është 20 ditë dhe fillon nga dita e parë e shpalljes së konkursit në gazetën ditore Politika e cila mbulon tërë territorin e e Republikës së Serbisë.
Paraqitja në konkursin për ndarjen e bursave dhe dokumentet tjera, mund t’i dërgojnë me postë ose t’i dorëzojnë personalisht në zyrat e Shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc apo në Preshevë, ndërsa në Medvegjë në qendrën e shërbimit të administratës lokale, thuhet mes tjerash në njoftim./Titulli.com/
Shkarko njoftimin mbi KONKURSIN
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!