Lokale
KKSH: Zgjedhjet parlamentare vetëm forcojnë institucionet lokale
Këshilli Kombëtar Shqiptar uron shqiptarët e Luginës së Preshevës për mbarëvajtjen dhe pjesëmarrjen e denjë në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Njëkohësisht uron për fitoren edhe subjektin i cili ka marrë pjesë në këto zgjedhje,Partinë Veprim Demokratik sepse vërtetuan edhe njëherë se zgjedhjet janë themeli i demokracisë.
Sipas KKSH-së nga këto zgjedhje nuk ka humbës, por vetëm fitues.
“Këto zgjedhje vetëm sa forcojnë institucionet si lokale edhe ato rajonale dhe është një hap i madh drejt inkurajimit të proceseve demokratike, procese këto që çojnë drejt konkretizimit të synimeve për realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, thuhet në kumtesën e KKSH-së.
Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron se mbështetja e Tiranës dhe Prishtina ka qenë determinuese dhe inkurajon për një rrol edhe më proaktiv. Në këtë drejtim në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, kontribut të çmueshëm ka dhënë edhe bashkësia ndërkombëtare. Por, dalja e shqiptarëve në këto zgjedhje ka dëshmuar pjekuri të lartë dhe emancipim politikë për qasje më serioze në përcaktimin e fatit të vetë, njofton Shërbimi për informim i KKSH-së.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!