Lokale
Riza Halimi: Rezultat i jashtëzakonshëm i votuesve tanë (video)
Riza Halimi, ka qenë i vetmuar në rrugën e tij drejt Kuvendit serb.
Mbrëmjen e së dielës priste rezultatet e Partisë për Veprim Demokratik, por me sa duket shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë dhënë mbështetje edhe më të madhe dhe kanë bërë që kjo parti shqiptare të jetë ndër shtatë listat fituese në Serbi.
"Pa marrë parasysh cfarë do të japë rezultati i fundit, ky është një rezultat jashtëzakonisht i mirë për listën tonë, për Partinë tonë, por mbi të gjitha është rezultat i jashtëzakonshëm i votuesve tanë, i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të cilët edhe në kushte kur kishte ftesa për bojkot e kuptuan momentin vendimtar dhe shumë të ndjeshëm në të cilin gjendemi", tha Halimi, raporton TCH.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës votuan në një numër edhe më të madh dhe mundësitë e kanë të mëdha për të marr deputetin e dytë pas rënies së partive kombëtare që nuk kaluan pragun electoral prej pesë për qind. Pati shumë dilemma dhe dita qe e gjatë pasi partitë tjera refuzuan që të dalin me një qëndrim unik. Por, ajo që është konfirmuar në foltoret e Kuvendit serb do të ketë edhe shqiptar. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!