Të pashmangshme edhe zgjedhjet lokale?
Lokale

Të pashmangshme edhe zgjedhjet lokale?

17.Mar.2014 13:23
0
Fitorja bindëse e Partisë Përparimtare Serbe (PPS) në zgjedhjet e djeshme parlamentare si duket ka trimëruar zyrtarët e saj për të pasur pushtetin në dorë në të gjitha nivelet. Ende pa kaluar 24 orë nga mbyllja e vendvotimeve, përfaqësuesit e PPS-së kanë filluar  seriozisht të mendojnë edhe për zgjedhjet e parakohshme lokale si dhe për ato të krahinës së Vojvodinës. “Duke pasur parasysh fitoren tonë bindëse në të gjithë republikën është e pakuptueshme që përfaqësuesit tanë të jenë parti opozitare në disa komunë”, thonë në PPS-së, transmeton Titulli. PPS ka korrur fitore apsolute në Nish, Kragujevc, Jagodinë, e në shumë qytete tjera në zgjedhjet e djeshme, derisa si parti ajo vazhdon të mbetet opozitë në nivelin lokal. presheva “Vetëm ata që nuk kanë nuhatje politike mund të supozojnë se nuk do të kemi shumë shpejtë zgjedhje përfshirë edhe ato në Vojvodinë”, ka theksuar zyrtari i lartë i përparimtarëve, Nikolla Selakoviq. Moti kohë këshillat komunale të PPS-së kishin nisur presionin në qendër duke kërkuar zgjedhje lokale, ngase ndiheshin shumë të nënçmuar si parti opozitare në disa komuna të Serbisë. Nga ana tjetër, sipas analistëve politik, duke i pasur parasysh rezultatet zgjedhore, PPS zgjedhjet lokale dhe ato për krahinën e Vojvodinës do ti shpallë më së voni deri në vjeshtën e këtij viti. Vet zyrtari i lartë Selakoviq ka deklaruar se askush nuk mund ta kontestojë më legjitimitetin e Partisë Përparimtare në tërë territorin e Serbisë./Titulli.com/
PVD po shkruan historinë, për herë të parë fiton dy mandate
Riza Halimi: Rezultat i jashtëzakonshëm i votuesve tanë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration