Sigurohen edhe 5 tekste shkollore shqip për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Lokale

Sigurohen edhe 5 tekste shkollore shqip për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë

22.May.2018 12:16
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) njofton se në bashkëpunimi me Shtëpinë botuese "Albas" nga Tirana dega në Preshevë ka arritur të sigurojë edhe pesë tekste shkollore më bashkëkohore në gjuhën shqipe nga Republika e Shqipërisë.

Sipas KKSH-së tesktet që do të botohen janë „Edukimi i artit figurativ 1“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë 2010, me autore Ledija Konstandini; „Edukimi i artit figurativ 2“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë 2009, me autore LedijaKonstandini; - „Edukimi i artit figurativ 3“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë 2009, me autore Ledija Konstandini; - „Abetare“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë , me autor Rita Petro, MirelaTërova, Natasha Pepivani, Flutura Çitaku dhe Vehbi Kadriu; - „Dituri Natyre 1“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë 2012, me autor AnthonyRussell;.

Gjithashtu, të njëjtat tekste shkollore janë të listuar në Katalogun e teksteve shkollore në gjuhën e pakicave të publikuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë.

Vlen të theksohet se KKSH është duke bërë përpjekje jo vetëm në sigurimin e teksteve shkollore,por edhe në përmbajtjen cilësore të gjitha teksteve të nevojshme shkollor.

‘Të vetëdijshëm se mungojnë edhe një numër shumë i madh i teksteve shkollore e sidomos për shkollat e mesme, gjë që KKSH konsideron shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijëve me ligjet në fuqi dhe konventat ndërkombëtare. Çështje të cilën e ka ngritur edhe në instancat më të larta shtetërore dhe ndërkombëtare”,thuhet në njoftimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/

Në Preshevë refugjatë 109 janë strehuar ndërsa në Bujanoc 96
Kurti: Pse Kosova nuk e ngriti problemin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration