Kurti: Pse Kosova nuk e ngriti problemin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Lokale

Kurti: Pse Kosova nuk e ngriti problemin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

22.May.2018 13:25
0
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka paraqitur planin 4+1 për dialogun me Serbinë të subjektit të cilin ai e udhëheq por ka përmendur edhe pozitën shqiptare në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Ky plan parasheh të bëhet bilanci shtetërorë i dialogut 2011-2017, të hapet dialog i brendshëm, të fillohet dialogu me Bashkimin Evropian për dialogun me Serbinë si dhe pika e fundit në planin e Lëvizjes Vetëvendosje është që të ketë pajtueshmëri të brendshme nacionale.

Pika shtesë e cila u paraqitë ishte se dialogun nuk duhet ta udhëheq Hashim Thaqi ose Edita Tahiri, kjo pikë sipas Kurtit duhet të hyj në fuqi pasi të plotësohen katër pikat e para të planit mbi dialogun, shkruan Titulli.com.

Kurti e fajëson Hashim Thaqin me mos hapjen e temës për shqiptarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

“Njeriu i cili në dialog me Serbinë nuk e ngriti çështjen e të pagjeturve, të dëmeve të luftës, të ndarjes së Mitrovicës e të shfrytëzimit të Trepçës, të shqiptarëve të shtypur në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, theksoi mes tjerash Kurti.

Ai tha gjithashtu se nuk u ngrit çështja e 1.200 artefakteve kulturore të plaçkitura nga Serbia, të kontributeve pensionale dhe të depozitave bankare të vjedhura, të 172 pronave të Kosovës që janë nëpër ish Jugosllavi./Titulli.com/

Sigurohen edhe 5 tekste shkollore shqip për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Administrata e komunës së Bujanocit me 165 të punësuar, ajo e Preshevës me mangësi 97
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration