Në Preshevë refugjatë 109 janë strehuar  ndërsa në Bujanoc 96
Lokale

Në Preshevë refugjatë 109 janë strehuar ndërsa në Bujanoc 96

22.May.2018 09:31
0
Në katër qendra të pranimit në Rrethin e Pçinjës në Preshevë, Bujanoc, Vrajë dhe Bosilegrad janë strehuar 362 refugjatë nga vendet e lindjes, thuhet në njoftimin e Komisariatit Republikan për refugjatë dhe migrim.

Nga komisariati i është thënë agjencisë beta, numri më i madh gjendet në qendrën e pranimit në Vrajë 128 persona, në Preshevë 109 ndërsa në Bujanoc 96 refugjatë, transmeton Titulli.com.

Sipas të dhënave nga komisariati aktualisht në gjithë territorin e Serbisë të qendrave të pranimit gjenden rreth 3500 refugjatë dhe shumica prej Afganistanit.

Në komisariatin thonë gjithashtu se Serbia i përcjellë me kujdes ngjarjet që refugjatët shfrytëzojnë rrugët për të shkuar në vendet e zhvilluar të Evropës. 

Këto të dhëna flasin gjithashtu se Greqi aktualisht gjenden 9400 refugjatë të ri që presin të kalojnë përmes Serbisë në drejtim të Evropës./Titulli.com/

Altin Ymeri, talenti nga Presheva që po provohet te klubi i Barcelonës
Sigurohen edhe 5 tekste shkollore shqip për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration