Ramadani: Në fshatin Bilaç investuam afro 11 milion dinarë në infrastrukturë
Sipas kryeshefit të drejtoratit për investime dhe zhvillim në komunën e Bujanocit, Enver Ramadani këtë vit janë realizuar dy nga projektet e parapara në fshatin Bilaç të cilat do të përmirësojnë jetën e banorëve të këtij fshati.“Njëri ndër projektet më të mëdha infrastrukturore të planifikuara në komunën e Bujanocit me vlerë të kontraktuar 7. 815. 440 dinarë vetëm se ka përfunduar kryesisht tek shkolla që përfshin lagjen e garecve dhe bërqecëve”, theksoi Ramadani gjatë një bisede për portalin Titulli.com.
Ai tha se investimi tjetër po ashtu i përfunduar në infrastrukturën e fshatit Bilaç është edhe rruga “tek Rufati”, që ka kushtuar rreth 2.5 milion dinarë.
Sipas tij për këtë vit në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit janë paraparë edhe rregullimi i “Tribinave” në fushën e sportit në shkollën fillore “Desanka Mkasimoviq”.
Ramadani u shpreh se janë në pritje të disa përgjigjeve nga ministrit përkatëse për realizimin edhe të disa projekteve tjera infrastrukturore të cilat do të përmirësojmë jetën e qytetarëve të komunës së Bujanocit./Titulli.com/