Shaip Kamberi bashkëbisedim me të rinjtë e Bujanocit
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në kabinetin e tij ka pritur disa të rinj të shkollave të mesme të Bujanocit.Ai ka pati bashkëbisedim konstruktiv me të rinjët ambicioz dhe aktiv të dy shkollave të mesme të Bujanocit, pjesmarrës në projektin "Child rights in stories and practice".
"Ata ishin këmbëngulës në gadishmërinë e tyre për t'i kontribuar të mirave të përgjithshme të Bujanocit, insistues në avancimin e pozitës së nxënësve të komunës në përgjithësi, ndërsa nga Komuna e Bujanocit u siguruan për një përkrahje gjithëpërfshirëse në çdo kohë", ka shkruar Kamberi në faqen e tij zyrtare.
Kamberi është shprehur se të rinjët aktiv janë motivim për punën e përditshme./Titulli.com/