Progresi evropian hapi 300 vende pune, Bujanoci realizoi projektin prej 1 milion euro (video)
Në jug të Serbisë janë themeluar afro 100 ndërmarrje dhe janë punësuar 300 veta duke i falënderuar projekteve të realizuara gjatë tre viteve të fundit me mjetet financiare të ndara nga Bashkimi Evropian dhe qeveria e Zvicrës përmes programit "Progresi evropian", thuhet në njoftimin e kësaj organizate.Në kuadër të këtij program në 34 komuna financohen 251 projekte prej të cilëve 80% janë në përfundim e sipër, shkruan Titulli.com.
“Kemi përmirësuar infrastrukturën ekonomike dhe sociale, sollëm kuptim të më madh të procesit të udhëheqjes dhe barazisë gjinore ndërsa juve ju mbetet që këtë proces ta ndiqni në punën tuaj dhe projekte”, është shprehur Ana Stankoviq menaxhere në programin “Progresi Evropian” në Serbi.
Është vlerësuar se 40 projektet kryesore mundë të tërheqin investime potenciale në vlerë prej 29 milion euro, çka tejkalon buxhetin e progresit evropian për 5 milion ndërsa 7 komuna kan përfituar donacione nga tre milion euro.
Në komunën e Bujanocit projekti më i madh që është realizuar nga programi “Progresi Evropian” është ndërtimi i objektit të fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanoc i cili ka kushtuar 1 milion euro dhe është përuruar në nëntor të vitit 2015./Titulli.com/