Evropa e njëanshme
Vështrime

Evropa e njëanshme

10.Nov.2013 11:27
0
Tastiera po shkruan për gjerat që nuk mund t’i shkruaj, tastiera po vendos në ato se çka duhet thënë e çka nuk duhet thënë. Lidhja e saj nuk është me duart e mia, por me mendjen dhe zemrën time, të cilat në shumicën e rasteve ndihen të mjegulluara dhe të tradhtuara. Shkruan: Fatlum Hetemi fatlum hetemi Aty ku unë linda dhe u rrita, aty pikërisht ndodhin gjëra, të cilat ia pamundësojnë qytetarëve jetën normale. Aty ku largësia në mes një shteti të Evropës është më vogël se e qyteteve të një shteti evropian, ndodhin gjëra që nuk i shpjegon as ligji e as vetë Evropa. Si mund të bisedohet dhe t’i jepet mundësi një shteti, i cili tremb fëmijë? Si mund të bisedohet dhe t’i jepet mundësi një shteti, i cili me shkelje barbare ndaj pakicave kërkon të drejta për pakicat e kombësisë së vetë nëpër shtete tjera? Si mund të bisedohet dhe t’i jepet mundësia një shteti, ku ende popujt e Ballkanit vuajnë nga tmerri dhe gjenocidi që bëri ky shtet? Si mund të bisedohet dhe t’i jepet mundësia një shteti, i cili në emër të drejtësisë, terrorizon fëmijë, mësimdhënës dhe qytetarë, të cilët nuk kanë as forcë e as ligj që të mbrohen?  Si mund që një shtet i tillë, i cili çdo ditë shkel dialogun t’i afrohet Evropës? Dhe, si mund që Evropa të pranojë këtë shtet, i cili në agjendën e vet kryesore ka politikën milloesheviqiane, politikë që morri dhe shkatërroji mijëra jetë të qytetarëve të pafajshëm? Dhe, nëse Evropa pranon shtete të tilla, që nuk njohin as faljen dhe as pendimin, atëherë ç’na duhet Evropa? Të shohim kriminelët dhe t’i bëjmë të nderuar në mes nesh këta që nuk na kërkuan falje, këta që nuk na kthyen të pagjeturit, këta që na shkatërruan mijëra të rinj, këta që dogjën dhe nuk lënë të zezë pa bërë. Atëherë me këta të bisedohet, që nuk dinë çka është dialogu, që thyejnë kutia dhe cenojnë votën e lirë, e cila është elementi bazë i demokracisë. E tmerrshme! Ndërkombëtarët i kanë fajet Nuk mund të lejojë Bashkimi Evropian që ky shtet, i cili me udhëheqësit në krye, nuk ka fijen e moralit, nuk ka fijen e pendimit dhe nuk ka fijen e turpit, sepse ka harruar atë çfarë ka bërë dhe nuk ngopet së kërkuari diçka që nuk i takon. Nuk duhet të lejojë Evropa një shtet, i cili nuk mund të bëhet Evropë edhe shumë vite, pra, Evropë me kulturën e mendimit, Evropë me pranimin e të tjerëve ashtu siç janë, Evropë me kulturën e sjelljes, Evropë me kulturën demokratike, Evropë me respektimin e të tjerëve, Evropë që pranon dhe falë. Do të thotë që do të kalojnë shumë vite që një shtet si ky t’i përmbushë këto kritere. Dhe, a mund që Serbia t’i plotësojë këto kritere mbetet të shihet, gjë që tani janë shumë të kundërta. Por, fajtorët kryesorë pse po vazhdon të jetë gjendja e tillë në Luginë janë ndërkombëtarët, të cilët para të gjithë këtyre dëshmive vazhdojnë të heshtin, të cilët pas gjithë këtyre ndodhive vazhdojnë të mos ndërmarrin asgjë, të cilët po t’i ndodhte diçka e ngjashme serbëve të Veriut, do t’i ftonin Thaçin dhe Daçiqin në Bruksel, ku të parin do ta qortonin, ndërsa të dytin do të mundoheshin ta pajtonin. Pikërisht sot ndërkombëtarët, ku para qindra misioneve që kanë në Serbi dhe mijëra diplomatëve që kanë sjellë në këtë shtet vazhdojnë të na neglizhojnë dhe t’i mbyllin sytë, sikur asgjë nuk  po ndodh. Dhe, më e keqja është se ata vazhdimisht thirren mbi të drejtat e pakicave, e që mundësinë më të mirë për t’i zbatuar i kanë në Luginë, në këtë vend që e drejta dhe lira janë veç në letër, sepse tjerat na morën. Dhe, kjo a nuk është njëanshmëri e ndërkombëtarëve? E tmerrshme!
Arrestimi i librave në Luginë të Preshevës
Antirugovistët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration