Lokale
Historike: Bujanoci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë (video)
Në ambientet e hotelit Koton në Tiranë sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Komunës së Bujanocit.
Kryetari i Komunës së Bujanocit është shprehur i emocionuar gjatë solemnitetit të nënshkrimit, sepse një gjë e tillë po ndodhë për herë të parë mes Shqipërisë dhe një prej komunave të Luginës.
“Sot po e bëjmë firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe kjo është hera e parë që nënshkruan një komunë nga Lugina me institucionet shtetërore të biznesit në Shqipëri”, tha Arifi në Tiranë.
Ndërsa, kryetari i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka deklaroi se më këtë akt do të normalizohen marrëdhëniet e bashkëpunimit me komunat në Luginë.
“Komuna e Bujanocit ofron resurse të mëdha për të zhvilluar tregtinë dhe ne do të ofrojmë të gjitha resurset njerëzore në mënyrë që sipërmarrësve nga Lugina t’i ofrojmë kushte të barabarta për plasim të produkteve”, tha Jaka, raporton Titulli.
Gjatë këtij solemniteti po zhvillohet edhe një forum i biznesit në të cilin po marrin pjesë përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, përfaqësues nga universitetet jo publike dhe një numër i sipërmarrësve shqiptar nga Bujanoci.
Ky forum është organizuar me qëllim të nxitjes së zhvillimit të marrëdhënieve tregtare midis bizneseve nga Shqipëria dhe Lugina.
Gjithashtu, përfaqësuesit nga universitetet jo publike kanë dhënë një donacion prej disa kompjuterëve dhe bursa studimi për nxënësit shqiptar në Bujanoc.
Komuna e Bujanocit po vazhdon të kontribuojë në ofrimin e kushteve të sipërmarrësve të ndryshëm të nga Lugina të prezantimit të produkteve të tyre nëpër tregjet e rajonit./Titulli.com/
http://youtu.be/mCl5LOs543Y
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!