Shesin ëmbëlsira për të ndihmuar shokët maturantë
Lokale

Shesin ëmbëlsira për të ndihmuar shokët maturantë

19.Apr.2013 18:01
0
kl-IV6Nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc të hënën do t’u ofrojnë ëmbëlsira të gjithë qytetarëve me qëllimin e vetëm për të ndihmuar shokët e tyre Një iniciativë humane është ndërmarrë nga nxënësit e drejtimit të mjekësisë (klasa IV/6) në mënyrë që të ndihmojnë kolegët e tyre të kësaj klase që edhe ata të jenë pjesë e ekskursionit që organizohet gjatë pushimit pranveror. “Ne së bashku shokët dhe shoqet e klasës menduam që të përgatisim ëmbëlsira të ndryshme vetëm për t’ia mundësuar shokëve tanë ardhjen në shëtitje”, deklaroi për Titullin kryetarja e klasës IV/6, Brikena Ymeri. Sipas saj, aksioni do të ndërmerret të hënën (22 prill) me fillim në orën 9h, në sheshin e qytetit në Bujanoc. “Apelojmë tek të gjithë qytetarët dhe moshatarët që të na ndihmojnë duke blerë një copë tortë”, thotë përfaqësuesja Ymeri. Shkolla e mesme “Sezai Surroi” si çdo vit edhe sivjet organizon ekskursion për nxënësit e viteve të katërta. Shëtitja e nxënësve do të realizohet në Republikën e Shqipërisë, ndërsa kjo iniciativë ka për qëllim shtrirjen e dorës edhe atyre nxënësve, familjet e të cilëve në këtë situatë të rëndë ekonomike nuk mund t’i sigurojnë fëmijëve mjetet e nevojshme për ekskursion./Titulli.com/
Kërkohen bisedime të reja për t’u zgjidhur problemi i Luginës
Historike: Bujanoci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration