Lokale
Nuk harrohet Rexhep Adili, qindra qytetarë në përkujtim të tij (foto)
Qindra bashkëqytetarë përkujtuan sot veprimtarin tërnocas dhe trajnerin e KF Tërnocit, Rexhep Adilin.
Pesëvjetori i vdekjes së Rexhep Adilit nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit u shënua me një aktivitet sportiv derisa u organizuan edhe homazhe te varri e të ndjerit.
Muhamed Adili, anëtarë i familjes, falënderoi të pranishmit që po nderojnë familjen e tij çdo përvjetor.
“Jemi mirënjohës ndaj organizatorëve dhe të gjithë ata që e dinë dhe vlerësojnë punën e Rexhës. Për kontributin e Rexhës nuk kam se çka të flasë, rezultatet i shohim edhe sot. Ne si familje ndihemi krenar për veprat e Rexhës, jo vetëm në sport por në të gjitha lëmit që kontribuoi”, u shpreh Muhamed Adili.
Të pranishmit në stadiumin e KF Tërnocit i përshëndeti edhe drejtori i këtij klubi Enis Salihu i cili shpalosi historikun e shkurt kushtuar Rexhës, siç njihet në popull.
“Më 7 shtator të vitit 1993 i ndjeri Rexhep Adili, njëri ndër futbollistët e KF Tërnocit, formoi shkollën e futbollit për të rinj. Edhe pse në kushte tejet të vështira çunat e kësaj shkolle zhvillojnë shumë ndeshje me moshatarët e tyre në klubet kosovare e që sot asaj dite vazhdojnë të garojnë në këtë ligë”, tha mes tjerash Salihu.
Organizimin e sotëm e përshëndeti edhe Meriton Berisha, trajner i klubit mysafirë nga kryeqyteti i Maqedonisë.
“Është një nder i madh që të jemi mysafirë tuaj në këtë ditë për të përkujtuar jetën dhe veprimtarinë e të ndjerit Rexhep Adili i cili ka kontribuar shumë për futbollin shqiptarë të kësaj ane. Klubit futbollistik Tërnoci i urojmë suksese në garat e mëtutjeshme”, u shpreh Berisha, raporton Titulli.
KF Shkupi me këtë rast zhvilloi edhe një ndeshje miqësore me nikoqirët KF Tërnocin.
Në shënimin e pesëvjetorit të vdekjes së Rexhep Adilit morën pjesë familjarët, qytetarë dhe përfaqësues nga administrata e Komunës së Bujanocit.
Me këtë rast të pranishmit vendosën kurora me lule në varrin e të ndjerit në Tërnoc. Veprimtari Rexhep Adili pas vetes ka lënë gruan dhe dy vajza./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!