Gjendet trupi i pajetë i 71 vjeçares
Të hënën, në një apartament në qendër të Vranjës, afër zonës së banimit "Lepa Brena", është gjetur kufoma e 71 vjeçares R.M.Policia dhe zjarrfikësit kanë hyrë me forcë në apartament dhe kanë gjetur trupin e të ndjerës që ishte në fazën e dekompozimit.
R.M., 71 vjeçe, ishte pensionere e fabrikës për prodhimin e këpucëve “Koshtana”. Jetonte vetëm, ndërsa qëndronte në kontakt me familjarët e afërt, të cilët edhe kanë njoftuar policinë. /Titulli.com/