Nëse vazhdojnë reshjet, lumenjtë mund të dalin nga shtrati (Foto)
Lokale

Nëse vazhdojnë reshjet, lumenjtë mund të dalin nga shtrati (Foto)

06.Apr.2015 20:12
0
Shiu i cili ka rënë mbrëmë dhe ditëve të fundit, sipas përgjegjësve, ka fryrë lumenjtë. Nëse vazhdon, nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve.

“Mbrëmë ka pasur rënie të mëdha të shiut, nga 20 deri 30 litra për metër katror, ndërsa të gjitha ekipet e Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme janë në gatishmëri të plotë”, ka deklaruar Predrag Mariq, kryeshef i Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Siç ka thënë ai, më të rrezikuara janë zonat ku kalon Morava e Jugut, nga Presheva, Vranja, Bosilegradi, përgjatë Nishit, Aleksincës dhe Krushevcit. 

Mariq ka thënë se në rast se të reshurat janë më të mëdha se sa që janë të parapara, nuk mund të përjashtohen mundësitë e përmbytjeve në lumenjtë tjerë më të vegjël.

Në Bujanoc lumenjtë janë në limitet e tyre, rrjedha vazhdon normalisht edhe përskaj fryrjes nga reshjet e fundit të shiut.

Dëmet e shkaktuara në këtë komunë nga vërshimet e muajve të fundit, në mbledhjen e së hënës të Shtabit për Situatë të Jashtëzakonshme, janë vlerësuar në 7.6 milion dinarë, raporton Titulli.com.

Drejtori i ndërmarrjes publike “Srbijavode”, Goran Puzoviq, ka thënë se situate hidrometeorologjike në Serbi është komplekse, mirëpo nuk ka arsye për panik.

Në lumenjtë e Serbisë momentalisht në 97 lokacione kryhet përmirësimi i shtrateve të dëmtuara të cilat janë shkaktuar nga përmbytjet në majin e vitit të kaluar. /Titulli.com/

 

Fotografi nga rrjedha i lumit Morava në Bujanoc, 6 prill:

Agron Destani nga Lluçani u mbajt padrejtësishtë në burg, kërkon kompensim material
Gjendet trupi i pajetë i 71 vjeçares
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration