Kamberi: Koalicioni ekzistues me spektrin politik serbë u ka shkaktuar dëme shqiptarëve (Video)
Lokale

Kamberi: Koalicioni ekzistues me spektrin politik serbë u ka shkaktuar dëme shqiptarëve (Video)

28.Feb.2015 13:59
0
Deputeti popullor në Parlamentin Republikan, Shaip Kamberi, gjatë paraqitjes së tij në një emision direkt në televizionin Spektri, të premten në mbrëmje, ka folur për shumë tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në Luginë dhe rreth saj.

Fillimisht, Kamberi ka sqaruar disa iniciativa që janë ndërmarrë kohëve të fundit nga ana e tij dhe Grupit Parlamentar të Pakicave në Parlament si dhe pyetjet që janë bërë të drejtim të Qeverisë.

“ Ne kemi ngrirë pjesëmarrjen në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave ngase mungojnë rezultatet dhe kështu nuk dëshirojmë të jemi pjesë e tij sa për sy e faqe e  të bëhemi bashkëpjesëmarrës të diskriminimit shtetërorë “, ka thënë Kamberi, duke shtuar se në krye të këtij komisioni do duhej të ishte dikush nga shumica parlamentare në mënyrë që përgjegjësia të ishte adekuate.

Deputeti Kamberi ka mohuar se pyetja e tij e parashtruar rreth kthimit të lapidarit në Preshevë ishte e natyrës populiste sepse ka pasur të bëjë me aspektin juridik duke u mbështetur në fakte të bazuara në Ligjet ekzistuese.

Në këtë drejtim, Kamberi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në krizën e lapidarit të ishte implikuar qëllimshëm edhe dikush nga faktori shqiptarë kur kihet parasysh mënyra e vendosjes së tij pa rishikuar procedurat e legalizimit duke u nisur nga  ingirencat e pushtetit lokal,  dhe më pas qasja e shtetit ndaj këtij problemi.

Deputeti nga radhët e PVD-së në emision  ka kritikuar edhe punën e deritanishme të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve duke theksuar se qëllimi i tij ishte krijimi i bllokut anti-PVD, ngopja me apetitet financiare e asgjë më tepër.

Duke u ndaluar në funksionimin e pushtetit lokal në Bujanoc, Shaip Kamberi, ka thënë se koalicioni ekzistues me përfshirjen e gjithë  spektrit politik serbë në të aspak nuk ka dhënë rezultate, përkundrazi u ka shkaktuar dëme shqiptarëve, transmeton Titulli.

Ai ka kritikuar ndarjen e mjeteve buxhetore nga ana e pushtetit lokal dhe qasjen e tij ndaj shumë problemeve duke  akuzuar këtë përbërje edhe për hakmarrje politike ndaj aktivistëve të PVD-së.

Gjatë intervistës  në Televizionin Spektri, Kamberi ka lënë të kuptohet se Serbia do të fillojë të realizoj disa kërkesa të shqiptarëve por vetëm në prag të hapjes së kaptinave që kanë të bëjnë me bisedat me BE-në.

Në fund të emisionit, deputeti, i cili është edhe kryetar i Degës së PVD-së në Bujanoc ka paralajmëruar reforma në këtë subjekt politik si rrjedhojë e zgjedhjeve të cilat do të realizohen këtë pranverë.

Intervistën e plotë të deputetit Kamberi mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: 

Debati publik mbi Referendumin, mendime të ndryshme të pjesëmarrësve (Foto & Video)
Gianni De Biasi fton tërnocasin kundër Armenisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration