Lokale
Drejtori i policisë së Serbisë po viziton Luginën
Drejtori i Policisë Millorad Veljoviq me bashkëpunëtor sot dhe nesër do të qëndrojë në zonën e sigurisë, ku do të njoftohet me gjendjen e sigurisë duke vizituar zyrtarët policor të angazhuar në këtë rajon.
[caption id="attachment_81857" align="alignleft" width="300"] Milorad Veljovic[/caption]
Veljoviq nën përcjelljen e forcave të shumta të xhandarmërisë sot ka filluar një vizitë të forcave të policisë në komunë të Bujanocit të vendosura në bazën në Ristoc dhe më pas në kalimin administrativ në Konçul.
Pas kësaj vizite Veljoviq do t’i drejtohet edhe komunës së Preshevës duke vizituar edhe departamentin e policisë në fshatin Miratoc dhe bazën “koznjak” dhe në Boroc, transmeton Titulli njoftimin e policisë.
Pas kësaj vizite Drejtori i policisë në Republikën e Serbisë, gjatë mëngjesit të së dielës do të qëndrojë për vizitë në kalimin tjetër administrativ me Kosovën, atë në Veri , në Jarinje, zyrën e policisë në Koponik dhe bazën në Rudnicë.
Veç kësaj Veljoviq do të vizitojë edhe departamentin e policisë në Ribariq./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!