Një ton mish zogjësh të Brazilit konfiskohen në Bujanoc
Lokale

Një ton mish zogjësh të Brazilit konfiskohen në Bujanoc

26.Jul.2013 22:23
0
Policia dje ka rrestuar A.M sepse në veturën e tij “audi” ka konfiskuar rreth një ton të mishit të ngrirë të zogjëve me prejardhje nga Brazili, merr vesh “Alo!”. I arrestuari, i nacionalitetit shqiptar, është mbajtur në paraburgim, ndërsa iu është marrë vetura me të cilën ka kontrabanduar mishin. Siç merr vesh Alo, policët e kanë ndaluar kontrabanduesin në Bujanoc ata ishin në shok derisa kishin nxjerrë nga vetura zogjët e ngrirë, sasia e të cilëve në fund doli rreth 950 kilogramë. Ai i kishte paketuar në veturë ku ka gjetur vend. Gjatë marrjes në pyetje A.M nuk ka dashur t’i tregojë policisë ku e ka siguruar mishin, e as të tregojë kujt do të duhej t’ia shiste në Serbi. Kontrabanda me mish është bërë biznes serioz prej vitit 2000. Malli vjen në Bujanoc kryesisht rrugëve “të egra” nëpër malet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mishi vie me kombi deri në Bujanoc, ku grumbullohet nëpër depo, e më vonë distribuohet më tej. Sipas kësaj gazete, në këtë qytet çmimi me pakicë i kofshës së zogjëve nga Kosova është ndërmjet 130 dhe 150 dinarë, që është dyfish më lirë se çmimi i këtij mishi në Serbi, e në shitje me shumicë pakoja prej 18 kilogramësh kushton mesatarisht 16 euro. Përndryshe, rreth gjysmës së muajit mars të këtij viti në fshatit Ribnicë, afër Vranjës, policia kishte konfiskuar 160 kilogram të mishit të zogut e cila ishte e paketuar në dhjetë pako në makinën “pasat”, që e drejtonë Z.T (39) me përkatësi etnike shqiptare. Mishin e konfiskuar ai duhej t’ia shiste një pronari të shitores në Vranjë, por gjatë hetimeve nuk zbuloi identitetit e tij./Titulli.com/
Drejtori i policisë së Serbisë po viziton Luginën
Arifi: Nuk do të ketë më privatizim pa një proces transparent
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration