Kaos në Konçul, kolona me kilometra (foto)
Lokale

Kaos në Konçul, kolona me kilometra (foto)

27.Jul.2013 15:09
0
Në pikën kufitare Serbi-Kosovë, në Konçul-Dheu i Bardh, është krijuar kolona rreth 3 km e makinave kryesisht të mërgimtarëve që vijnë nga vendet perëndimore në Kosovë. Kolona e cila fillon nga pika e përbashkët kufitare mbaron në kthesën e Konçulit, ne ish pikën kontrolluese të palës serbe. Pritjet për të hyrë në Kosovë janë të gjata me rreth 4 orë. Gazetari i Titullit i cili në orën 22h vizitoi këtë pikë kalimi raporton për pritje dhe lodhje të qytetarëve ndërsa policia kufitare është duke punuar pandërprerë për të përballuar fluksin e udhëtarëve. Në disa raste kishte edhe mosmarrëveshje të ngasësve të makinave, të cilët nga humbja e durimit tentojnë të kalojnë në mënyrë të padrejtë makinat në radhë për të mbërri më shpejt në pikën kontrolluese. Një situatë e tillë pritet të mbretëroj edhe nesër kur edhe vazhdon ardhja e mërgatës në vendlindje./Titulli.com/ ****************************************************************************************************************************************** Në pikëkalimin kufitar që lidhë Serbinë me Kosovën, në Konçul të komunës së Bujanocit kanë filluar pritjet e gjata të mërgimtarëve që po vijn për pushime në Kosovë. Reporteri i Titullit që sot qëndroi në këtë pikë kalimi, raporton për kolona të gjata dhe pritje disa orëshe të mërgimtarëve që po vijën për pushime në vendlindje. Edhe pse policia kufitare në të dy anët e kufirit është duke punuar me kapacitet të plotë, përsëri shkaktohen vonesa nga fluksi në rritje si dhe pajisja me policën e sigurimit të automjetit për të hyrë në Kosovë, të cilën duhet ta ketë secila makinë që vie nga perëndimi. “Po presim që dy orë për të hyrë në Kosovë në këto temperatura të larta”, i tha Titullit, Arsimi, që vinte nga Lozana e Zvicrës, duke theksuar se një pritje të gjatë kishte bërë edhe në kufirin e Horgoshit duke hyrë nga Hungaria në Serbi. Kolonat dhe pritjet e gjata në pikëkalimin Konçul-Dheu i Bardhë tashmë po krijohen çdo sezon veror kur mërgimtarët ia mësynë vendlindjes për të kaluar pushimet./Titulli.com/ [caption id="attachment_81986" align="aligncenter" width="640"]Kolona ne Koncul rreth ores 22h Kolona ne Koncul rreth ores 22h[/caption] [caption id="attachment_81929" align="aligncenter" width="499"]Integrisani Admnistrativni Punk, Koncul Bujanovac Kufiri i integruar (IBM), Koncul - Bujanoc[/caption] [caption id="attachment_81930" align="aligncenter" width="640"]Kufiri Dheu i Bardh, nga ana e Kosoves Kufiri Dheu i Bardh-Koncul, gjate daljes nga Kosova[/caption]
Veloviq, garanton ‘paqen’ e Luginës me xhandarmëri
Drejtori i policisë së Serbisë po viziton Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration