Lokale
Breznica organizon “takimet e vendlindjes”
Bashkësia Lokale e fshatit Breznicë këtë vit ka organizuar “takimet e vendlindjes” të cilat do të zhvillohen më 9 gusht (e premte) me fillim prej orës 14h.
Ky fshat i malësisë së Bujanocit ka vendos që këtë vit të thyej heshtjen e pas shumë vitesh të organizimit të “takimit të vendlindjes” me bashkëatdhetarë të cilët tashmë një kohë të gjatë jetojnë në mërgim, në shumë qytete të Kosovës, në Bujanoc e gjetiu.
“Duam që ne si vendas të Breznicës të afrohemi me njëri-tjetrin dhe të njihemi me fëmijët e bashkëvendësve tanë dhe të çmallemi me njëri tjetrin”, thuhet në njoftimin e e kryetari të këtij fshati Bedri Sylejmani.
Ai fton gjithë bashkëvendasit të cilët jetojnë në Bujanoc, Kamenicë, Gjilan, Prishtinë dhe në vendet e Evropës, e që momentalisht gjinden për pushime në vendlindje, të marrin pjesë në këtë organizim./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!