Lokale
Trupi Koordinues ju uron Fitër Bajramin
Në emër të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në emrin tij personal, kryetari i këtij organi shtetëror Zoran Stankoviq, uron besimtarët mysliman të Luginës.
Përmes një letre, Stankoviq, në ditën e parë të Fitër Bajramit, të gjithë pjesëtarëve të fesë islame, i shprehi dëshirën që këtë festë ta festojnë në paqe dhe me shëndet të mirë, dhe të ju sjellë prosperitet, gëzim, mirëkuptim, lumturi personale dhe familjare, dhe suksese në kryerjen e detyrimeve të biznesit.
Ai në fund të urimit në gjuhën shqipe si dhe atë serbe i drejtohet besimtarëve me: URIME FESTA E BAJRAMIT
/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!